Brezi i dytë i shqiptarëve kthehen në Kosovë, media zvicerane tregon tre histori suksesi si shembull për të rinjtë tjerë

Diaspora

Brezi i dytë i shqiptarëve kthehen në Kosovë, media zvicerane tregon tre histori suksesi si shembull për të rinjtë tjerë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 maj 2017 Në ora: 19:02
Drenusha Shala (27), Flamur Shala (31) und Muhamet Veliu

Një pjesë e brezit të dytë shqiptar ia kthejnë shpinën Zvicrën dhe fillojnë bizneset e tyre në vendin e origjinës - Kosovë. Media zvicerane “20min” sjell tre histori suksesi.

Më shumë se gjysma e të rinjve 14 deri 29 vjeç nga Kosova duan ta lëshojnë vendin e tyre. Vendi më i dashuri i tyre: Zvicra. Por përkundër që shumica e të rinjve atje kërkojnë të emigrojnë, e kundërta ndodh me brezin e dytë (secondos) të zviceranëve shqiptarë.

Pas shkollimit brezi i dytë kthehet në vendlindje dhe krijojnë biznese atje. Suksesi i receptës së tyre është sipas artit zviceran në njërin ndër vendet më të varfëra.

Qarkullim prej dy milion frangash

Një nga të rikthyerit është shqiptaro-zviceranja Drenusha Shala (27), e cila ishte portretizuar nga revista «Annabelle». 20 vjet jetonte ish refugjatja në Kantonin Zürich, derisa vendosi përfundimisht të rikthehet në Kosovë në 2011. Shala, e shkolluar për administratë, krijoi biznesin privat sëbashku me kolegët dhe absolventët e saj në HSG: Muhamet Veliu (32) dhe Flamur Shala (31). Gjithashtu edhe ata rrënjët i kanë nga Kosova.

Sot Shala ka biznes me 270 punëtorë në Kosovë me qarkullim prej dy milion frangash. Modeli i biznesit: Baruti GmbH Kosovo është një Call Center që ofron shërbime telefonike për tregun gjerman, do të thotë klientë nga Austria, Gjermania dhe Zvicra.

Virtytet zvicerane

Shala e falenderon Zvicrën për suksesin e saj. “Përmes shkollimit tim në Zvicër kam zhvilluar vetëbesimin e cilësisë. Është privilegj dhe një përparësi e madhe të kesh kaluar fëmijërinë dhe rininë në Zvicër.”

Si fëmijë emigrantësh ajo e dinte çdo të thonte të fillosh diçka të re nga fillimi.

Vendimi i saj për të investuar në Kosovë është pritur me skepticizëm nga shumë të afërm, bile edhe nga babai. Por sot ai është krenar për bijën e tij. 

Pemishtja e re nga Arta dhe Viktor Rrustemi

Ngjashëm është edhe me Arta Rrustemin. Ajo është lindur dhe është rritur në St. Gallen. Në Zvicër ajo kishte një vend të rehatshëm pune por para rreth tri viteve ajo kishte vendosur të kthehej në Kosovë, ku dhe ka arritur sukseset për të cilat flet artikulli.

“Askush nuk më kuptoi pse e lash gjithë këtë luks dhe mbi të gjithë këtë siguri në Zvicër për në Kosovë,” thotë 24 vjeçarja. Këtu ka ndikuar edhe patriotizmi i saj. “Prindërit e mi gjithmonë shpresonin që një ditë të kthehen në Kosovë.”

Krahas si lidere në Baruti ajo sëbashku me vëllain Viktor disponon një pemishte të re në periferi të Prishtinës. “Sipas pasqyrës zvicerane mbjellim pemë,” thotë ajo, përcjell botasot.info. Vëlla e motër përdorin mjete të reja dhe përpiqen të mos keqpërdorin ujin dhe të punojnë konform normave ekologjike.

“Me mjetet si sistemin solar edhe mjetet të caktuara të ujitjes, do të punojmë sipas “Lean Management”, që e parasheh kursimin e ujit dhe kostove pa ulur cilësinë e produktit”, tha Rrustemi, e cila shtoi se falë mundësive të ofruara nga UBT dhe Ministria e Bujqësisë, zbatimi i planit po ecë mirë.

Pasqyrë për të rinjtë tjerë të brezit të dytë zviceran

Gjithashtu edhe Marjan Ramaj (51) përmes teknikës zvicerane ka gjetur përparësinë: Biznesmeni që në Kantonin Luzern mësoi elektronikën sot ka hapur një biznes në Kosovë me 53 punëtorë. Ata merren kryesisht me instalime, ndërsa në të ardhmen 51 vjeçari kërkon të ndërtojë një hidrocentral por ka pak probleme me burokracinë vendore.

Këta të rinj nga Zvicra mund të kthehen në pasqyrë për shumë bashkëmoshatarë të tyre në Zvicër, pse jo edhe në Kosovë.

Vetë Drenusha Shala është pyetur shpesh për receptën e suksesit të saj. “Momentalisht shpesh merrem në pyetje nga të rinjtë e Kosovës jashtë shtetit sesi mund të ndërtojnë një biznes në vendlindje,” thotë në fund Shala./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat