Mërgata e injoruar dhe jashtë programeve të kandidatëve për Kryeministër

Diaspora

Mërgata e injoruar dhe jashtë programeve të kandidatëve për Kryeministër

Nga: Ismet Rashiti Më: 28 maj 2017 Në ora: 23:54
Ilustrim

Asnjëri nga kandidatët e emruar për Kryeminstër të Republikës së Kosovës nuk i ka përfshirë në programet e tyre problemet thelbësore me të cilat ballafaqohet mërgata shqiptare.

Kjo tregon qartë se këta kandidatë as nuk i njohin problemet dhe nevojat e mërgimtarëve, as nuk janë këshilluar me asnjë njohës të mërgatës. Kjo për arsye se këta, sikurse edhe paraardhësit e tyre nuk janë të interesuar seriozisht të merren me këtë problem jetik të Kosovës.

Madje ndonjëri prej këtyre kandidatëve për Kryeministër, u frikohet votave të mërgimtarëve, meqë këta mund të votojnë krejtësisht të pavarur, pa premtime të vendeve ministrore (siç po ndodh fatkeqësisht me disa gazetarë), pa blerje votash, pa vjedhje, pa imponime e kushtëzime me vendet e punës!

Me një fjalë mërgata shqiptare do të ishte përcaktuese reale e zgjedhjeve të lira e demokratike. Kjo natyrisht nuk po i shkon për shtati grupeve të caktuara politike të cilat vite me radhë ndrrohen si figura shahu nga një numër në tjetrin, nga njëri koalicion pazaresh në tjetrin, e në disa raste edhe nga njëra parti në tjetrën pa asnjë kriter a përcaktim programor.  

Mosinteresimi ndaj mërgimtarëve nisë nga moskrijimi i kushteve për votim deri te mohimi i të drejtës për t’u përfshirë në listat zgjedhore. Me një fjalë mërgimtarët shqiptarë as nuk kanë të drejtë të zgjedhin, e as të zgjedhen. 

Me gjithë këtë, na duhet t’ju përkujtojmë disa nga nevojat më të domosdoshme që ka mërgata shqiptare, pa realizimin e të cilave nuk mund të thuhet se është bërë diçka konkrete për këtë pjesë të qytetarëve të Kosovës.

1. Ka qenë dashur që deri tani të gjendet mënyra më e përshtatshme për votim nga vendet ku jetojnë dhe punojnë qytetarët e Kosovës!
2. Të rregullohet me ligj mënyra e përfaqësimit të mërgatës në Parlamentin e Kosovës.
3. Të krijohen kushte institucionale për rregullimin e mësimit plotësues të detyrueshëm për nxënësit e shkollave fillore në vendet ku ndodhen ata! 
4. Është e domosdoshme të hiqen pagesat e sigurimeve të veturave në kufi!
5. Të shikohen mundësitë reale, madje të jet kusht që mërgata të përfaqësohet në të gjitha bordet e pavarura të Kosovës përmes ekspertëve të fushave përkatëse !
6. Çdo mërgimtarë që ka punuar mbi 20 vjetë të ket të drejtë t’a fusë në Kosovë (për nevoja familjare) një veturë pa doganim!
7. Në të gjitha shtetet ku ka mbi 50 mijë mërgimtarë nga Kosova të ketë korespondent të rregulltë të RTK-së! 
8. Poashtu është e domosdoshme hapja e vijës së rregullt të atobusëve (si në çdo vend tjetër nërmal) nga aeroporti "Adem Jashari" deri në Prishtinë dhe anasjelltas!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat