Media zvicerane: Diaspora ka disa fjalë të qarta për burrat e fuqishëm të Kosovës

Diaspora

Media zvicerane: Diaspora ka disa fjalë të qarta për burrat e fuqishëm të Kosovës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 qershor 2017 Në ora: 12:41
Protestat nga përkrahësit e opozitës kundër qeverisë në Prishtinë, Kosovë. image: Stringer / EPA / Keystone

Njomza Gutaj ka fjalë të qarta për burrat e fuqishëm të Kosovës. “Ata e kanë rrënuar tërësisht Kosovën në dekadat e fundit,” thotë 33 vjeçarja që krahas pasaportës zvicerane ka edhe nënshtetësinë e Kosovës, shkruan media zvicerane “Watson”.

Me këtë mendim nuk është e vertme: humbësi më i madh i zgjedhjeve të fundit në Kosovë ishte udhëheqësia e PDK. Ajo është parti e ish komandantëve të UÇK, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, që sot mban detyrën e presidentit të Kosovës. Sëbashku me AAK të Ramush Haradinaj dhe Nismës së Fatmir Limaj, ata humbën mbi 10 përqind në krahasim nga zgjedhjet e kaluara.

Nga një pjese të udhëheqësisë së UÇK sundojnë akuza të rënda për krime lufte, por asnjëri nuk është dënuar. Vendi ka papunësi të lartë prej 60 përqind dhe pas Moldavisë vendi me të ardhurat më të pakta për kokë banori në Europë. 17 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto ose nga 850 milion euro vijnë nga remitencat e diasporës - kjo është gjysma e buxhetit të shtetit. Por këtu kemi të bëjmë me korrupcionin, që sipas Transparency International Kosova qëndron në vendin e 40 nga 50 vende europiane dhe qendrore aziatike.

Opozita forca e parë edhe në Zvicër

Fitores së Vetëvendosjes si parti e parë individualisht i është gëzuar edhe Njomza Gutaj, e cila është anëtare e sekcionit zviceran për këtë parti. Ajo ka mobilizuar vullnetarisht shqiptarët për të votuar në zgjedhjet e 11 qershorit.

Pavarësisht se diaspora ka votuar pak nga numri i saj i përgjithshëm (rreth 700.000), nga këto vota e para ka dalë Vetëvendosje. Kjo për Njomza Gutaj është e kuptueshme pasi - “ish komandatët të korruptuar besojnë se Kosova është prona e tyre private.”

I këtij mendimi është edhe Osman Osmani, sindikalist dhe ish kandidat i partisë socialiste zvicerane SP për këshillin komunal në Schaffhauser. Në 2014 ai kandidoi për deputet në kuadër të Vetëvendosjes.

“Diaspora shqiptare është e gatshme të ofrojë ndihmë financiare për zhvillimin e Kosovës, por jo për t’u pasuruar klani familjar i politikanëve të korruptuar,” thotë 60 vjeçari, përcjell botasot.info.

Vetëvendosja është më me ndikim te të rinjtë dhe ka në planprogram bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Në lidhje me këtë Osmani thekson se nuk është nacionalist. “Njerëzit e kritikojnë partinë tonë nga fillimi për atë që ne kërkojmë dëshirën e shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri për të ardhmen e tyre.”

Osmani dhe Gutaj mendojnë se në radhë të parë Vetëvendosja është votuar si alternativë e partive qeveritare.

Kosova nuk mund të jetë shtet i ndihmave sociale

Diaspora shqiptare do ndihmojë atje ku ata munden: “Por nuk mund të pretendohet, që ne të kthehemi në kvazi paguesit e sigurimeve sociale të vendit, vetëm që qeveria nuk mund të arrijë të krijojë institucione stabile,” thotë Gutaj, duke marrë një shembull me të afërmin e saj të sëmurë nga kanceri, i cili, ka nevojë 300 euro për dy muaj. “Familja e tij duhet të kursejë bukën e gojës për ti nxjerë shpenzimet, megjithatë unë nuk ndjehem mirë nëse blej “jeans”-e 150 franga në muaj.”

Por kjo nuk mund të vazhdojë përgjithmonë, pasi të rinjtë e diasporës më shumë sesa dërgesat e parave te të afërmit në Kosovë, preferojnë ti ruajnë në xhepin e vetë.

Partia e “komandantëve të korruptuar” nga shpallja e pavarësisë nuk kanë qenë të gatshëm për krijimin e një sistemi funkcional shëndetësor dhe arsimor si dhe krijimin e një perspektive. Tani nuk mjafton më si argument për të votuar ata që kanë të kaluar me UÇK. “Patriotizmi nuk të plotëson dhe as të bën të pasur.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat