Unioni Shqiptar analizoi planin punues për gjashtëmujorin e parë të 2017-tës

Diaspora

Unioni Shqiptar analizoi planin punues për gjashtëmujorin e parë të 2017-tës

Nga: Ismet Sinani Më: 17 qershor 2017 Në ora: 10:52
Unioni Shqiptar

Në Linz të Austrisë, Unioni i Shoqatave Shqiptare në Austrinë e Epërme, analizoi punën dhe realizimin e plan-programeve per vitin kalendarik 2017.
Veç tjerash, ai, në të gjithë sektorët veprues, arriti të përmbush planin e punes në masën 100%.

Përveç konsulidimit të proceseve të brendshme, Unioni Shqiptar arriti të ndihmojë financiarisht Kosovën Lindore me 3324€ dhe Radio Lirinë  me 400€.

Unioni i Shoqatava Shqiptare në Austrinë e Epërme veprimtarinë e vet e zhvillon në disa sektorë: Sektori për Arsim dhe Kulturë, Sektori për Integrim, Sektori për Sport, Sektori për Ndihma dhe Humanizëm, e në të ardhmen, pritet të zgjerohet edhe në sektorë tjerë.

Në bazë të diskutimeve dhe debatit që u zhvillua në mbledhjen e fundit, më 10.06.2017 rezulton se, të gjitha projektet e planifikuara për gjashtëmujorin e parë të vitit kalendarik 2017 plani u realizua 100%.

Duke iu falënderuar angazhimit dhe punës vetmohuese të Anëtarëve të USHSHAE u arrit që të realizohen këto projekte:

Për nder të 17 Shkurtit- Ditës së Pavarësisë të Kosovës, më 03.03.2017, në njërën nga hallat më të bukura dhe më të kompletuara pèr të zhvilluar lojra sportive, në qytetin Linz të Austrisë, u organizua një Turnir në futboll të vogël.

Ky turnir arriti të tubojë një numër bukur të mirë të bashkatdhetarëve tanë nga shumë qytete të Landit Austri e Eperme.

Aty u frymua shqip  dhe u dëshmua denjësisht përkushtimi i bashkëatdhetarëve tanë për gjetjen e formave dhe të mundësive të bashkëorganizimeve me karakter të ndryshëm sikurse edhe gadishmërinë në kultivimin e vlerave kulturore e kombëtare.

Po në këtë mënyrë,  më 20, 21.05.2017, nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e Unionit Shqiptar, u organizua nje Turnir në futboll të vogël me moton " Ta ndihmojmë Kosovën Lindore në ndërtimin e 100 shtëpive"

Kësaj radhe, Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanovc e Medvegje,(Dul Krasniqi, Kryetar, Sadik Zeneli, Arsim Aliu, Sutrim Morina e të tjerë nga ky fond) nëkoordinim të plotë me Sektorin për Sport, udhëheqës dhe drejtues i të cilit është z.Imer Aliu, organizoi  këtë turnir futbolli me qëllimin e vetëm që të ndihmohet sa më shumë Kosova Lindore në aspekt humanitar.

Ky turnir u përkrah dhe u ndihmua edhe nga shoqata tjera që funksionojnë në kuadër të Unionit si: "Iliret"(Nazmi Racaj, Kryetar, Afrim Dedushaj,Raif Hasani, Selman Gashi e të tjerë), Shoqata "Mergimi" (Besim Aruqaj e të tjerë), Shoqata "28 Nëntori"(Imer Aliu, Besart Ramabaja e të tjerë), Shoqata "Rilindja"(Ismet Sinani, Shkelzen Sinani), Shoqata "Dardania"(Mehdi Prushi, Kryetar, Halim Bajrami e të tjerë), shumë sponzorë (19 sish), në mesin e tyre dhe Klubi "Dardania", i cili i lëshoi fushën falas për t'u zhvilluar lojrat futbollistike.

Nga ky turnir u siguruan 3324€, mjete këto që do t'i shkojne fondit humanitar në ndihmë Kosovës Lindore.

Deri sa të jemi te Sektori për Ndihma dhe Humanitet, USHSHAE, Radion "Liria" e ka ndihmuar me 400€, duke i blerë një Lap-Top për nevojat e saj.
USHSHAE, përkatësisht Sektori për Integrim, që mengjohet nga Shkëlzen Sinani, në kuadër të manifestimit të kulturave të ndryshme nga nacionalitete të ndryshme"Java e shumëllojshmërisë së Kulturave", që jetojnë në Linz, në bashkëpunim me qytetin e Linzit, para Ambasadave tona dhe një numri të madh të konsulatave te huaja(5 sosh) shfaqi  nje program të pasur me këngë e valle burimore shqipe.

Në këtë program festiv, veç tjerash, në pasurimin e këtij programi kontribuan Shoqata "Anadrini" nga Eferdingu ( me valle), nga Klagefurti, Burim Caka(këngëtar), nga Riedi, Blerta Jupaj(këngëtare), nga Seyeri, Metush Mekolli(instrumentalist).

Programi u prit shumë mirë dhe u duartrokit nga të pranishmit.

Ky manifestim, për t'u informuar mërgata jonë gjithandej nëpër Europë, u percoll nga Radio Liria, përkatësisht nga Haxhi Muhaxheri, gazetar.

Ndërsa, nga Sektori për Arsim dhe Kulturë, në bashkëpunim me Shoqatën " Mërgimtari" nga Zagrebi, u shfaq komedia "Burri i gruas sime".

Komedia në fjalë, një vepër paksa e veçantë për llojin e saj, dhe në këtë Land, kaherë jo e shijuar për nga vlerat e saj, u shfaq me plot sukses.
Drama si e tillë, si për nga ana e lëvizjeve të aktorëve, po ashtu edhe për nga ana interpretimit dhe e përcjelljes së mesazhit të veprës te publiku artdashës, u vlerësua shumë mirë dhe mori notën më të lartë të mundshme.

Duke u mbështetur në platformën e përgjithshme të Unionit, në të ardhmen, pritet që të zgjerohet akoma më shumë me Sektorë të rinj, që do të jenë po aq të rëdësishëm sa dhe të tjerët për organizimin dhe mirëqenien më të mirë të bashkëatdhetarëve tanë, për integrim sa më të natyrshëm në rrethin ku jetojnë e punojnë, e krahas këtyre edhe në prezentimin dhe në paraqitjen e tyre në mënyrë sa më të kompletuar dhe më të denjitetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat