Selim Ibrahimi, personalitet i farmaceutikës në Lozanë të Zvicrës

Diaspora

Selim Ibrahimi, personalitet i farmaceutikës në Lozanë të Zvicrës

Nga: Dashnim Hebibi Më: 22 qershor 2017 Në ora: 09:03
Produktet Olivie Pharma

“Për mua është nder i madh që bashkëpunoj me z.Robert Golaz farmacist me një përvojë të pasur. Kam njohur dhe njoftoj për ç’do ditë personalitete të ndryshme të mjekësisë, ose të fushave të ndryshme të këtij profesioni. Kam mësuar shumë gjëra të mira dhe padyshim, se kam dëshirë, që këto që i kam fituar në këtë shtet të madh mikë të kombit tonë siç është Zvicra, ti jap edhe në vendin tim, që të përfitoje edhe vendi im.

Sa i përket produkteve Olivie Pharma të cilat janë në bazë të vajit të ullirit dhe ekstraktit të ullirit, të cilat ne i promovojmë dhe e njohim rëndësinë e madhe të këtij fruti. Po përmendi vetëm disa detaje, që sigurisht shumë prej lexuesve tuaj kanë dëgjuar, se ulliri është ndër pemët më të vjetra që njeh njerëzimi. Ulliri ka përmbajtje të madhe vitaminash të ndryshme a, b, c, si dhe kripëra të shumta. Gjithashtu përmban edhe shumë acide yndyrore të pangopura të cilat në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrnave në mëlçi (rregullojnë kolesterolin), e mbrojnë zemrën gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, angina pectoris, infarkti kardial, tromboza dhe rregullojnë tensioni e gjakut. 

Thënë shkurt e shqip, ne posedojmë produkte mjaftë interesante për mbrotjen e shëndetit të njeriut dhe për shërimin e shumë sëmundjeve, përveç produkteve Olive Pharma ne posedojmë edhe vajra të ullirit të një cilësie shumë të lartë të qertifikuara Bio në Europë dhe SHBA”, na tha ndër të tjera, z.Selim Ibrahimi. 

Lozanë, qershor

Suksesi i bashkëkombasve tanë, dita ditës po shihet nëpër fusha të ndryshme të përditshmërisë sonë në këtë shtet mikë të kombit tonë siç është Zvicra. Përveç suksesit në fushën e gjelbërt të futbollit, që janë krenuar dhe po krenohen bashkëkombasit tanë, me që i kemi hiq më pak se gjashtë futbollistë të kombëtares zvicerane me prejardhje shqiptare, kemi edhe afaristë të sukseshëm, por edhe doktor shkencash, magjistra e intelektual të fushave të shumta të shkencës. Të mos flasim, se ne shqiptarët jemi të njohur për punën që e kemi bërë në Zvicër, brez pas brezi, me ndershmëri dhe përpikshmëri.

Se shqiptarët gëzojnë autoritet të mirë në Zvicër është e ditur, por edhe gjeneratat e reja që po vijnë, ata thënë e shkurt e shohin Zvicrën si atdhe të dytë të tyre, se i pari është i prindërve të tyre prej nga vijnë. Është mundësi e mirë në Zvicër të arrihen sukseset, sepse populli zviceran është popull i punës, i saktësisë dhe mbi të gjitha i respektit për çdo popull që jeton dhe vepron në këtë shtet. Primare në Zvicër siç dihet është puna, a je punëtorë dhe suksesi nuk do të mungojë.

Pak kush prej prindërve tanë, prej gjeneratës së parë, e ka menduar, se fëmijët tanë, apo të rinjtë tanë, por edhe gjenerata e dytë, do të ketë suksese në shoqërinë zvicerane, sepse shumica me të ardhur në Zvicër, po kujtoj, para 50 viteve, kanë punuar si punëtorë të thjeshtë në ndërimtari dhe bujësi, e pak kush nëpër resturante e hotele. Sikur ti kishim thënë një bashkëkombasi të moshës së thyer, se djali yt, apo nipi yt, për një kohë të shkurtër, se do të jetë ushtarë në Zvicër, doktor shkence, policë, do të punoje në adiministratë të Zvicrës, mjekë, specialista të shumtë, do të ishte për ata vetëm një ëndërr. Sepse shumica e mërgatës sonë, kanë ardhur, për një sezon, për të blerë një veturë, për të ndërtuar një shtëpi, për të bërë një dasëm, e kështu me radhë, pak kush e ka menduar, se do të mbesim në Zvicër. E gjenerata e tretë, tash më, është krejtësisht e integruar dhe është pjesë e përditshmërisë zvicerane në të gjitha drejtimet. 

Për të vërtetuar këto arritje të mëdha që i kemi në Zvicër, kemi shembuj të shumtë, ku edhe i kemi parë vetë me sy, por edhe kemi lexuar nëpër media tona. Një sukses tjetër, që të bëhet zemra oqean nga gëzimi është edhe të premtën e 16 qershorit, që mora një ftesë nga një bashkëkombas i yni, Selim Ibrahimi nga Medvegja e Luginës së Preshevës, i cili jeton dhe vepron në Renens të Zvicrës, afërsi me Lozanë, ku është edhe Menaxher i njohur, prezentues dhe njohës i njohur për produkete bimore në BioproPharm, që të jem prezentë në Universitetin e Lozanës për të përcjellur një ligjëratë mjekësore nga një profesor shumë i njohur francez, ligjërues nëpër universitete me renome botërore.

Të takohesh me personalite me famë botërore është kënaqësi, por të bashkëpunosh me ta dhe të dijnë se je shqiptarë, kjo është madhështore. Selim Ibrahimi, me të ardhur në Zvicër si intelektual dhe si një studiues i shkencave mjekesore, ai përpiqej që ta gjej veten në këtë profesion. E padyshim, se ka kaluar nëpër shumë sfida, por qëllimin e ka arritur, ai sot, ka rejting të madh tek farmacistat e njohur zviceranë, frances dhe të shteteve të tjera. Ai është shumë modest dhe nuk ka dëshirë të flasësh në sy për një të arritur që e ka, sepse ai gjithmonë thotë, se me punë arrihen dhe do të duhej të punojmë më shumë, se sa të flasim. Z.Ibrahimi, ka studiuar Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. 

Në Zvicër ka përfunduar studimet në menaxhement në shëndetësi dhe farmaceutikë, ka studiuar edhe për marketing dhe shitje, zotëron procesin e plotë të shitjes dhe mjeteve kryesore dhe ka aftësi të ndjeshëme për t'iu përshtatur situatave të ndryshme. Krijimin e kontakteve, identifikimin e shpejt te nevojave te biznesit të klientëve. Duke u bazuar në njohuritë e tija të shkëlqyera farmaceutike dhe pajisjeve laboratorike u bë një partner kompetent në industrinë kimike mjekësore, farmaceutike. Ka një praktikë të dëshmuar për shumë vite në ndërfaqen me klientët dhe furnizuesit. Gjithashtu, ka një njohuri shumë të mirë të tregut farmaceutik, mjekësore ne Zvicer si dhe rrjeteve institucionale.  Z.Ibrahimi është njohës i mirë i Farmacodynamikes, Farmakokinetikes, Pathophysiologise dhe Psikologjise, etj. Po japim në disa pika se si ka arritur deri tek suksesi i sotshëm:

Për gjashtë vite me radhë ka punuar në Pharmacie Internationale dhe si përgjegjës i farmacieve klinike në Klinikat më të njohura në Lozanë. Për 10 vite ka punuar edhe si përgjegjës i një laboratori analitike të kantonit te Vaudit, për shumë vite me radhë si përfaqësues dhe manaxher i disa kompanive të njohura në Lozanë dhe aktualisht në cilësinë e menaxherit komercial dhe të marketingut pranë kompanisë Biopropharm International SA. 

Së shpejti do të kemi një intervistë me z.Selim Ibrahimi dhe më në detaje do të flasim, se si ka arritur deri tek suksesi i tij. Ishte nderë dhe kënaqësi, të prezentojmë, apo të realizojmë një reportazh nga Center for Integrative Genomics (CIG) University of Lausane, një prezentim të produkteve Olivie Pharma shumë të dobishme për shoqërinë tonë nga Ulliri dhe një ligjëratë në lidhje hiq më pak se dy orëshe nga profesori i mirënjohur me renome botërore, Dr.Jean Paul Curtay. Prandaj, me datë 16.06.2017, e premte, duke filluar nga ora 20.00 në ambientet e Center for Integrative Genomics (CIG) University of Lausane, Kompania Biopropharm International, ku z.Ibrahimi është Menaxher dhe njëherit specialist i marketingut në këtë kompani në bashkëpunim me Shoqatën e Farmacistëve të Kantoni të Vaudit, mbajtën konferencën me profesorin e lartë përmendur.

Në këtë eveniment të rëndësishëm, sa shkencorë ashtu edhe prezentues të produkteve nga BioproPharm, me qendrën e saj në Renens, ishin: Presidenti i Shoqatës së Farmacistëve, z.Christophe Berger, pastaj, Presidenti i kompanisë Biopropharm International SA z. Robert Golaz, ndërsa në cilësinë e menaxherit për Biopropharm International SA z.Selim Ibrahimi. Në këtë eveiment shumë të rëndësishëm që zgjati deri në orën 23.00, prezent ishin një numër i madh i farmacistëve të kantonit të Vaudit, Zvicër, si dhe musafirë të tjerë nga fusha farmaceutike dhe e mjekësisë. 

Kokteji para ligjëratës së profesorit me renome botërore, Dr.Jean Paul Curtay

Shumë farmacistë, profesorë, njohës të shumtë të fushës së mjekësisë, patën mundësi të cakërrojnë gotat e miqësisë dhe njëherit të njhen me produktet e Biopropharm, ku Robert Golaz, presidenti i kompanisë Biopropharm International SA, i njihte me produktet e shumta që ka servuar kjo kompani të përbëra nga ulliri. Kishte informacione të mjaftueshme, që të njihet çdo i interesuar.

Përmes ullirit, prodhohen vajra të ndryshëm, nga ushqimi e deri tek ato shërues. Me një mjeshtri të rrallë profesioniste, z.Golaz, me modestinë e tij, të interesuarit i pritke i buzëqeshur dhe në anën tjetër, duke i bërë gati edhe pjesë të bukës për musafirët, që të shijojnë vajin e veçantë të ullirit ‘Olivie Plus 30x’ i cili është 30 herë më i pasur me antioxydant se sa cilido vaj ulliri i zakonshëm. Ishin prezentuar mbi 20 produkte të ndryshme dhe në anën tjetër i palodhshëm, me shumë zemër, bënte me profesionalizëm punën e tij, si menaxher dhe prezentues marketingu për produktet.

Mbi të gjitha, z.Ibrahimi, me që ka një përvojë të gjatë edhe në fushën e mjekësisë, ai në detaje fliste me të gjithë për produketet e servuara në koridorin e këtij tempulli të diturisë. Selim Ibrahimi, nuk ndjehej i lodhur, por të pranishmëve, ia zgjatke edhe dorën, duke i uruar mirëseardhje, kjo tregon zemërgjerësinë e madhe që e ka dhe dashurinë ndaj profesionit të tij.

Shpesh, u afronte edhe deri tek z.Robert Golaz, president i Biopropharm për konsultime, që të dalin sa më mirë para   shumë personaliteteve të njohura të fushave të ndryshme të mjekësisë e kryesisht të farmacisë. Na la të kuptojmë mentalitetin real zviceran, se kur je në punë, nuk ka biseda private, por vetëm të profesionit. Edhe pse ishim musafirë, na bëri me dije z.Selim Ibrahimi, se ai është në orar të punës, që nëse duam të bëjmë pyetje për ditën e sotme në lidhje me këto produkte ishte i gatshëm të bisedoj, ndërsa sa i përket prononcimeve, prerazi na tha, se pasi të mbaroj ky prezentim dhe ligjëratë, do të flasim.

Kjo është kënaqësi dhe respekt, sepse vetëm në këtë mënyrë arrihen sukseset dhe janë të garantuara. Sepse, duhet respektuar punën, pavarësisht situatës, gjersa je në orarë të punës. Ky është mentalitet i punës dhe i suksesit. Kokteji zgjati afërsisht një orë dhe në ora 20.45 minuta filloi edhe ligjërat e profesorit të njohur, profesorit të shumë librave, të shumë ligjëratave të tija në universitetet më të njohura të botës. Njohës i madh i ullirit, që nga kjo kokërr e gjelbërt të bëhet mrekulli për organizmin e njeriut. Edhe pse ligjërata ishte në gjuhë frenge, u munduam të shkëpusim disa fjalë me aq mundësi sa e kuptojmë gjuhë frenge dhe më pastaj u konsulltuam pasi mbaroi ky evenimet me z.Selim Ibrahimi. Profesori Dr.Jean Paul Curtay, mezi priste të filloj ligjërat, ku edhe ishte mbushur amfiteatri i universitetit përplot me studiues, farmaciste, mjekë dhe studentë. 

Profesori Dr.Jean Paul Curtay për dy orë me ligjëratë 

Që në sekondat e para të ligjëratës, shihej se është modest, zakonisht, njerëzit e mëdhenj, janë modest dhe me vete kanë një biografi të shëndoshë me plot suksese. Ky personalitet, ishte me përplot libra shkencorë, shkurt e shqip, një njohës i madh i mjekësisë, farmacisë. Si të tjerët, ashtu edhe z.Robert Golaz dhe z.Selim Ibrahimi, me shumë vëmendje dëgjonin ligjëratën e profesorit, dikush mbante shënime dhe shumë të tjerë edhe merrnin foto dhe inçizonin me telefona ligjëratën e tij. Dr.Jean Paul Curtay, i qetë, me një gjuhë të ëmbël ligjëronte, sa që të shkonte mendja, se je duke bashkëbiseduar. Ulliri, kjo bimë mrekulli e këti planeti, nga i cili përveç se ushqehen njerëzit, ajo shëron edhe sëmundje të ndryshme.

Profesori, tregonte në mënyrën e tij shkencore, se përveç të mirave në organizëm të shëndosh kur përdoret, ulliri është edhe shërues i sëmundjeve të ndryshme e deri tek zemra, që i bënë mirë. Padyshim sipas tij, ulliri është edhe një mrekulli e mirë për të gjithë, se nga përpunimi i saj, nxirren edhe barna të shumtë, që shërojnë tumore të ndryshme, shih më shumë në biografinë e profesorit në gjuhën frenge dhe librat e tij që janë botuar për tema të ndrshme, posaçërisht në librin e tij të fundit “Nutritherapie”, një kapitull i veçant i dedikohet gammes së produkteve Olivie Pharma.

Nga e gjithë ligjërata, që zgjati dy orë, e që më la përshtypje, se asnjë person nuk tentoi të dilte jashtë për një freskim të mundshëm, si duket, donin të përfitonin njohuri nga ky personalitet. Ligjërata shihej edhe përmes ekranit, ku shihej, një program i përgaditur shkëlqyeshëm, ashtu si e donë rregulli shkencorë, që të kuptohet lehtë dhe të mbahet në mend.

Ligjëratë ishte e kapshme dhe të jepte shenja, se do të jetë mirë, që të bëhen kërkime të tjera, për të parë më realisht duke lexuar për këto tema që fliste profesori. Nga ajo që kuptova, arrita në konkluzion, se Biopropharm, ku është edhe bashkëkombasi ynë pjesë e saj, do të kontribuoje shumë për të gjithë ata që duan të dijnë më shumë për ullirin. Mësova, se ulliri ka efekt shërues. Shfrytëzimi i rregullt i vajit të ullirit është i mirë për zemrën dhe e pakëson rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Vetitë e vajit të ullirit janë rezultat jo vetëm i yndyrërave të ngopura që i përmban ai, por edhe të materieve bimore me veti antioskidante të quajtura polifenole.

Mbi 750 milion ullinj janë kultivuar në mbarë botën, 95% prej të cilave janë në rajonin e Mesdheut. Pjesa më e madhe e prodhimit botëror vjen nga Evropa Jugore, Afrika Veriore dhe Lindjen e Afërme. Prodhimin Botërore në 2006 / 7 ishte 2.767 milion ton, të cilat kanë kontribuar Spanja 40% në 45%. Në vitin 2006, Turqi llogariten për rreth 5% të prodhimit botëror, të ngjashme me provinca spanjolle e Jaén, e njohur edhe për pemët e ullirit më te medha në botë. Profesori, jepte në detaje, se si reagon vaji i ullirit në organizmin e njeriut.  Deshta të flas me profesorin e nderuar, por sigurisht i dinë këto që doja të ja thoja, por shpresoj shumë, se përmes z.Selim Ibrahimi, do të kemi mundësi, të realizojmë një ligjëratë në atdheun tonë, qoftë në Tiranë apo në Prishtinë.

E ajo që doja të ja thoja është se Shqipëria është e pasur me ullinjë të vjetër, ullinjë me histori 2.000 vjeçare. Ullinjtë kërkojnë kushte shumë specifike në rritje. Ata duan verë të nxehtë dhe dimër jo shumë të ftohtë. Në qoftë se ulet temperatura nën 15 gradë, rrënjët do të vdesin. Vlera e vajit të ullirit për shëndetin është e njohur gjerësisht për shekuj me radhë. Pema simbolizon fuqinë dhe shëndetin. Për më tepër, ky simbolizëm është krejtësisht i saktë për shkak të faktit se drurët e ullirit janë jetëgjatë, të thjeshtë dhe të qëndrueshëm. Pema e ullirit është konsideruar të jetë pema e ekuilibrit nga Keltët. Për këtë arsye ata i kanë kushtuar një ditë, pikërisht 23 shtatorin, kur kohëzgjatja e ditës dhe natës janë të barabarta.  

Krejt në fund të ligjëratës, shumë farmacistë u ndalën për të bashkëbiseduar me profesorin nga Franca dhe z.Robert Golaz, si dhe me bashkëkombasin tonë z.Selim Ibrahimi. 

Aty nga ora 23.30, përfundoi edhe ky eveniment shumë dobiprurës për të gjithë të pranishmit. Aty nga fundi, ne bashkebiseduam me z.Ibrahimi dhe ai na njoftoi, se evenimente të tilla janë organizuar edhe më herët dhe dëshiron shumë, që këtë produkt dhe këtë përvojë ta shtrijë edhe në atdheun tonë. Për gjëra të tjera shumë interesante nga përvoja e tij në fushën e mjekësisë dhe Biopropharm, do të bashkëbisedojmë së shpejti dhe lexuesit tanë, do të njoftohen për shumë suksese të bashkëkombasit tonë, që punon me shumë vullnet për ti shërbyer shkencës së mjekësisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat