Diaspora shqiptare në Rijekë, zë i fuqishëm për të mirën e atdheut

Diaspora

Diaspora shqiptare në Rijekë, zë i fuqishëm për të mirën e atdheut

Nga: Dashnim Hebibi Më: 3 korrik 2017 Në ora: 11:25
Rijekë

Se mërgata shqiptare ka luajtur rol kyç për shumë zhvillime të ndryshme në të mirë të atdheut tonë, kjo tash më është e ditur nga të gjithë, por se kjo mërgatë edhe sot e kësaj dite, nuk thotë Jo, asnjëherë, kur është në pyetje atdheu, për të afirmuar ate kudo që jetojnë ata.

Për aktivitete të mërgatës sonë në Gjermani, Zvicër, Amerikë, Belgjikë, tek tuk informohemi më shumë, por se aq të organizuar janë mërgata jonë në Rijekë nuk e kisha ditur, pata dëgjuar disa herë, nga miku im, redaktori i revistës Informatori dhe njëherit kryetar i Bashkësisë Shqiptare në Zagreb dhe prefekturës së kësaj kryeqendre të Kroacisë, se edhe mërgata jonë në Rijekë me rrethinë është shumë e fuqishme dhe e etur gjithmonë për të mirën e çështjes kombëtare dhe është mirë të shkosh dhe ta shohësh edhe vet. Para disa ditësh, mora një ftesë nga znj.Suzana Jakupi, kryetare e Bashkësisë Shqiptare në këtë pjesë të Kroacisë, që të përcjell dy ngjarje të rëndësishme dhe pse të mos them, historike, sepse për herë të parë po organizohej, Panairi „Ditët e produkteve kosovare“ si dhe më pastaj edhe promovimi i librit të Dr.Llukman Halilit në gjuhën kroate, kushtuar presidentit historikë të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, për të cilin lexuesit tanë janë të njoftuar, se si ka shkuar në disa nga mediat tona. Rijeka, ky qytet i bukur, me plot diell e me një det që të jep energji pozitive gjithmonë. Me shtëpi të vjetra historike, me plot restaurante e rrugë gjarpërore, më kujtonte edhe disa studentë, që kanë studiuar në këtë qytet nga të gjitha trevat shqiptare. Qytet që vështirë të përshkruhet nga e gjithë ajo bukuri mahnitëse, sa që shpesh i ndjenë edhe rrahjet e zemrës, sepse shpirt të pushon me ato pamje të mrekullueshme. 

Image

Fati i shqiptarëve që të jemi shpërndarë nëpër gjithë Evropën e gjithë botën

Andej e këndej qytetit nëse, do të kalosh brenda një ore, lirisht mundem të them, se e pamundur të mos takosh shqiptarë. Kjo më e rëndësishmja, se sheh edhe shitore me emra shqip, por edhe zyre advokaterie me advokatë shqiptarë. Shqiptarët, gjithandej kanë arritur suksese nëpër fusha të ndryshme të shoqërisë. Rijeka, ky qytet i bukur, po e përmende, menjëherë, të shkon mendja edhe tek deputetja e parlamentit kroat, zonja e respektuar, Ermina Lekaj Prljaskaj, që jeton në këtë pjesë të Kroacisë e tani edhe më shumë në Zagreb, me që atje ka punë të përditshmërisë, por pa e harruar jetën e Rijekës, sepse po atje është formësuar dhe ka familjen e gjerë, miqë e mikesha të shumta. Me këtë zonjë, jo vetëm Rijeka, që krenohej, e që është një emblemë e së mirës, një emblemë, se si arrihet suksesi, por edhe e gjithë Kroacia dhe shqiptaria. E pamundur të shohësh këtë zonjë të mrrolur, edhe pse kuptohet është jashtëzakonisht e ngarkuar me punë, por ajo me buzëqeshje mirëpret dhe komunikon me të gjithë. Me të arritur në Rijekë nga Cyrihu, aty në stacion, takova një burrë të gjatë, të qetë, i cili ishte duke pritur, kishte dalur herët sigurisht, edhe pse e njoftova, se në ora 06.20 do të arrijë autobusi, por ai ashtu si një drenicak i vërtetë, kishte dalur me kohë. Gani Xharrahi, afarist e veprimtarë, njëherit kryetar i Këshillit kombëtar shqiptarë të Prefekturës Bregdetare Malore, me të zbritur, menjëherë u afrua dhe më njohi e më uroi mirëseardhje. Deshti të më ndihmoj çantën të ma marë, por nuk pranova, i thash, faleminderit i respektuar, por nuk është e rëndë dhe nuk jam lodhur aq shumë. Isha shumë i lodhur, sepse kisha bërë 14 h.30 min rrugë, plus dy orë në Minhen duke pritur autobusin tjetër, e të mos flasë, kur pata dalur nga banesa, shkurt e shqip, një rrugë deri në Rijekë, ka kaluar mbi 18 orë. Por, kjo lodhje u harrua, kur takova që në sekondat e para veprimtarë të dëshmuar. Bashkëbiseduam me z.Xharrahi për disa minuta dhe me veturën e tij drejt hotelit. Më tha, pusho, dhe në ora 09.30 takohemi në qendër në rrugën Trg 11 Brigade, sepse në ora 10.00 fillon edhe prezentimi i produkteve nga Kosova. Ky zotëri, menjëherë shkoi në vizita të tjera, sepse pritnin musafirë të tjerë dhe kishin mbi vete organizimin, bashkë me zonjën Suzana Jakupi. Në orën 09.30 arrita tek vendi i duhur, duke pyetur tre persona rastësisht qytetit, sepse mahnitesha nga bukuritë përrallore të qytetit me një anën, dhe në anën tjetër lodhja. I thash vetes, se ke parë kurrë z.Gani Xharrahi, por më dukej, se e njoh që moti, sepse zemër të hapur më priti. Me të arritur tek kjo adresë e panairit takova disa burra dhe pashë disa vetura me targa të Kosovës. E kuptova, se jam në vendin e duhur. Ju afrova njërit dhe bashkëbisedova dhe ishte nga Prishtina, përfaqësues të një firme nga Prishtina, Plastika recycling center. Sa bisedova me te, u afruan edhe disa të tjerë. Shihej në qiell, se ka vranësira të shumta dhe në çdo moment pritej të filloj shiu. Aty nga ora 10.00 e pash një zonjë që rrinte me musafirët nga Kosova, kuptova, se kjo është zonja Suzana, ju afrova dhe e përshëndeta. Menjëherë më uroi mirëseardhje dhe më tha, ndiju se je në vendin tënd të lindjes. Besoj shumë, se do të kalosh mirë. Unë kisha punët e mia, i kisha bërë gati, fotoaparatin dhe laptopin e mbaja me vete, që të filloj të shkruaj. Por, atëherë, kur pritnin që të vijnë mallrat për ti pasqyruar në vendet e duhura, filloi një shi i rrëmbyeshëm dhe u larguan secili nga mundi. Ne pimë një kafe në një restaurant aty në këtë shesh dhe pas disa minutave pushoi shiu. Shiu bëri pengesë, që të vijë për hapje solemne kryetari i Prefekturës së Rijekës, z.Zlatko Komadina, sepse kuptohet, ai ka pasur edhe takim të tjera. Ora veç arriti 10.30 minuta. Megjithate, me të ardhur znj. Ermina Lekaj Prljaskaj e të ndihmuar edhe nga Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, pastaj me ndihmën edhe të zonjës Suzana Jakupi, z.Gani Xharrahi dhe disa të tjerëve, i renditën produktet secili me ndihmën e tyre dhe arritën që të filloj ky panair historikë. Është për të përshëndetur gjesti i z.Gërxhaliu, i cili edhe pse ishte me kostum dhe musafirë, ai punonte sikur të ishte ndoj punëtorë fizikë, i thash vetes, kështu bëjnë njerëzit e mëdhenj. Zonja Suzana, nga vetura e saj, nxirrte shishe, nxirrte gjëra të ndryshme, që ti ndihmoj të gjithëve për të dalur mirë.  z.Mytalip Jashari nga Gostivari, Safet Avdullahu nga Rahoveci, veteran i luftës në Kosovë dhe Kroaci, ishin bërë qull nga shiu dhe ashtu të lagur punonin, bartin shishe e gjithçka që ishte paraparë për këtë panair. Në njërën anë, znj.Suzana, e rregulloi edhe flamurin e Kosovës dhe të Kroacisë së bashku, për të ditur nga vizitorët, se sot është panair i Kosovës edhe pse kishte shkruar edhe një medium në Kroaci. Shiheshin edhe gazetarë kroat, konkretisht nga Rijeka, që donin të shkruanin për këtë ngjarje.

Image

Suzana Jakupi, veprimtare e veçantë e çështjes kombëtare

Kjo zonjë nga Gostivari, e cila rrjedh nga një familje e dëshmuar atdhetare, e shkolluar në Kroaci, me shumë përkushtim, ka punuar e po punon, që zëri ynë shqiptarë, të dëgjohet vetëm për të mirë. Ajo e ndihmuar nga z.Gani Xharrahi dhe miqë të tjerë, veprimtarë nga të gjitha trevat shqiptare, kanë bërë mjaft për çështjen kombëtare, sa që dyert i kanë të hapura në çdo zyre në këtë qytet edhe më larg. Të integruar maksimalisht në shoqërinë kroate, duke folur edhe rrjedhshëm kroatishten, të bëhej zemra mal, nga gëzimi. Zonja Jakupi, pritke musafirët, rrinte afër tyre, bisedonte me ta, dhe sikur, shiu nuk i linte përshtypje, sepse veçse filluan musafirët e parë ti afrohen firmave shqiptare që kishin ardhur nga Kosova. Nuk mungonin fotot nga gazetarët kroatë, por edhe nga vetë pronarët apo përfaqësuesit e firmave. Zonja Ermina Lekaj Prljaskaj në anën tjetër, fliste me kroatë dhe bashkëkombas, e gazetarë të shumtë kroat, donin ti merrnin prononcime e intervistë, por ajo pa e përfunduar bisedën me miqtë nga Kosova, nuk largohej, atëherë, kur përfundonte bisedën, i nderonte gazetarët. Edhe z.Safet Gërxhaliu, me plot zemër, fliste me kroatë që vinin vazhdimisht, i tregonte për ekonominë e Kosovës, edhe ai e fliste bukur kroatishten. Mësova, se edhe z.Safet Gërxhaliu ishte student i Kroacisë, prandaj, gjuha kroate ishte e  zotëruar shumë bukur nga ai. Së bashku me z.Gërxhaliu, deputeten, zonjën Suzana dhe z.Gani, ishte edhe zv.Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z.Emanuel Demaj, Gëzim Gashi, zyrtar i lartë për promovim të investimeve, z.Turkesh Dalifi, zyrtar i lartë për Integrime Ekonomike, Besim Jashari, zyrtar i lartë për promovim të investimeve, Albert Mirdita, etj.Me të afruar ora 12.45 minuta, z.Suzana, me musafirët nga Kosova, shkuan në drekë, në një restuarant afër panairit, ku aty ishin edhe disa zyrtarë të lartë të Prefekturës së Rijekës. Pas drekës, menjëherë filluan edhe takime të ndryshme me qytetarë të interesuar për produketet nga Kosova dhe musafirët e ardhur nga Kosova, mundoheshin të promovojnë produktet e tyre si është më së miri, por edhe zyrtarët e lartë nga Kosova së bashku me organizatorët, flisnin me të interesuarit, se Kosova plotëson të gjitha kushtet, që të investohet.

Image

Zyrtarët e lartë nga Kosova, të shoqëruar nga Suzana dhe Ganiu, vizituan dy firma të mëdha në Rijekë

Disa kilometra nga qendra e Rijekës, të organizuar, znj.Suzana dhe Ganiu, të shoqëruar nga Këshilltar i lartë për Eksport pranë Odës Ekonomike të Prefekturës së Rijekës, z.Zlatko Miçetic, vizituan firmën e parë, shumë të njohur të plastikës, që prodhon gypa të ndryshëm e deri tek gypat e autostradave, Vargoni. Firmë e madhe me sipërfaqe prej 60.000 metra katrorë dhe me mbi 15.000 metra katrorë vetëm fabrika e prodhimit.Hiq më pak se 250 punëtorë. Me të arritur në këtë firmë, znj.Kristina Lesica, i mirëpriti musafirët dhe e shoqëruar me stafin e saj, bashkëbiseduan për firmën e tyre dhe i treguan delegacionit tonë, se kanë klientë edhe nga Kosova dhe Shqipëria. Produketet e kësaj firme, ishin të kualitetit të lartë. Z.Safet Gërxhaliu dhe të zv.Ministrit Demaj, bashkëbiseduan me pronarët e kësaj firme, duke i ftuar që të investojnë edhe në Kosovë. Krejt në fund të këtij takimi që ishte miqësorë, z.Gërxhaliu, i njoftoi drejtuesit e firmës, që në shtator të këtij viti, do të jenë të ftuar në një takim mes biznesmenëve nga Kroacia dhe Kosova, si dhe shtoi z.Gërxhaliu, se ka ardhur koha, që Kroacia të invesoj në Kosovë. Edhe në firmën tjetër, po në Rijekë, e njohur si ndër firmat më të fuqishme në regjion, Marishcina, që bënë reciklimin e mbeturinave. Një firmë milionëshe me mjete super moderne. Edhe gjatë këtij takimi, që zgjati 30 minuta ishte miqësorë dhe u premtuan, nga të dyja palët, se në një të ardhme të shpejtë do të takohen dhe do të bashkëbisedojnë, se si dhe në çfarë forme do të ndihmohej Kosova. 

Dita e dytë e panairit

Ora 09.00 në qendër të Rijekës po në rrugën Trg 111 Brigade, kishin dalur të gjithë përfaqësuesit e firmave që kishin ardhur nga Kosova për ti prezentuar produktet e tyre. Siç jeni njoftuar edhe nga mediat tona, në këtë panair morën pjesë 14 firma. Edhe mediat e shkruara kroate kishin shkruar për këtë eveniment të rëndësishëm dhe historikë. Zonja Suzana edhe pse e stërngarkuar me çështjen e organizimit dhe mirëpritjen e musafirëve na tha ndër të tjera se ndjehet shumë e lumtur, që është organizuar ky aktivitet dhe përshëndet të gjithë që kanë ndihmuar t`ia dalim si është më së miri. Ajo na tha, se ndjehet shumë e lumtur, që u mirëprit mirë ky organizim edhe nga vetë kroatët dhe shpreson, se do të jetë tradicionalisht dhe padyshim, se herave të tjera do të jetë edhe më mirë, por kryesore ia kemi filluar. Gjithashtu, zonja deputete e Parlamentit kroat z.Ermina Lekaj Prljaskaj, ndjehet shumë e lumtur, që po shkon mirë ky panair dhe po pritet mirë nga të gjithë. Ajo tregoi, se për këtë ide është biseduar edhe me zv.Ministrin e Jashtëm të Kosovës në dhjetorin e vitit të kaluar, z.Emanuel Demaj, dhe komuniteti ynë, BSH dhe KSH, të drejtuara nga znj.Suzana dhe z.Ganiu e të ndihmuar nga veprimtarë të dëshmuar, e të përkrahur natyrisht edhe nga unë, qyteti i Rijekës, Oda Ekonomike e Kosovës, HGK Zk Rijeka, Prefektura e Rijekës, ky panair po e kalon hapin e parë, që viteve të tjera të jetë edhe tradicionalisht. Edhe vetë përfaqësuesit e firmave që ishin prezent si: Rahvera, z.Visar Hajrullaga, Spritn, z.Sami Popa, Kosova Wine, z.Selami Shehu, Bahha, z.Habin Shehu, Bodrumi i vjetër, z.Nevzat Haxhijaha, Stone Castle, znj.Teuta Kurshumlija, Frutex z.Betim Kryeziu, Progres Abi, z.Irfan Fusha, Mix Product, z.Elvin Huduti, Municipium, Plastika recycling center, z.Astrit Shabani, Daka, z.Gazmend Daka, Eko, z.Mustafa Hoxha, thanë fjalët më të mira të mundshme enkas për medien tonë për këtë organizim. Ata shpresojnë shumë, se dhe vitin tjetër do të organizohet dhe kjo është për të vlerësuar lart thanë ndër të tjera. E shumë prej këtyre afaristëve edhe ndanë kartëvizita për të interesuarit dhe prezentonin produktet e tyre, ku vërtet priteshin mirë nga vizitorët e shumtë. Por, një është që duhet përmendur, ishte fati jo i mirë, që na mbajti një kohë jo e mirë, megjithate, qëllimi u arrit, që u mbajt për herë të parë një panair i tillë në Rijekë. Gjithsej, 14 firma të ndryshme, nga ato ushqimore, pijeve freskuese, alkoholike, detergjente, plastikës e deri te ajo e tekstilit. Në fund të kësaj ditë të stërngjeshur u shtrua një darkë në një restuarant të njohur në Opati buzë derit, me disa nga afaristët, kryetari i Odës Ekonomike, zv.Ministri i Jashtëm, z.Besim Jashari, si dhe Gëzim Gashi pak kilometra nga Rijeka, me pronarë Ton Marku, një veprimtarë i kahershëm i çështjes kombëtare. Në këtë darkë pune dhe miqësie, ishte znj.Ermina Lekaj Prljaskaj, zonja Suzana Jakupi, z.Gani Xharrahi, Ton Marku. 

Image

Bashkadhetarët në Rijekë me sy e shpirt nga atdheu

Kur përmendej atdheu, pavarësisht cila trevë e tokës shqiptare, Mytalip Jashari nga Gostivari, Safet Avdullahu nga Rahoveci, veteran i luftës në Kosovë dhe Kroaci, si dhe shumë të tjerë, mezi pritshin të marrin fjalën e të flasin. Ata duan që në atdheun tonë të jetë edhe më mirë. Vërtet është për të përshëndetur gjithë punën e madhe e të pazhurshme që e kanë bërë për atdhe mërgata jonë në Rijekë e në gjithë Kroacinë. Ata përveç se janë të nderuar e do të jenë të respektuar nga atdheu ynë, sepse kanë vepruar shumë e po veprojnë, po gëzojnë autoritet të madh edhe nga vetë kroatët. Dihet, se një numër i madh i bashkëkombasve tanë, kryesisht ata që jetojnë në Kroaci, kanë marrur pjesë dhe në luftën kroate për pavarësinë e Kroacisë. 

Një delegacion i Kosovës, u takua me të paren e Rijekës, Marina Medariç

Nënkryetarja e Prefekturës së Rijekës, znj.Marina Medariç, me bashkëpunëtorë, priti delegacionin në përbërje prej: Emanuel Demaj, zv Ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z.Safet Gërxhaliu kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Z.Turkesh Dalifi, zyrtar i lartë për Integrime Ekonomike, z.Gëzim Gashi, zyrtari lartë për Promovim të Investimeve të shoqëruar si dhe si mikëpritës e organizatorë, kryetarja e Bashkësisë Shqiptare në Rijekë, zonja, Suzana Jakupi dhe kryetari Këshillit kombëtar shqiptarë të Prefekturës Bregdetare Malore, z. Gani Xharrahi. Takimi filloi me përshëndetje mikëpritëse dhe fjalën e parë e mori, zv.ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z.Demaj, i cili ndër të tjera, falënderoi mikëpritësit dhe e njoftoi me situatën aktuale në Kosovë, si dhe bashkëbisedoi për këtë eveniment historikë. Ai ndër të tjera, potencoi, se: „Ky panair është i një rëndësie të madhe për ne si Kosovë, sepse është hapur dera e bashkëpunimit me këtë qytet edhe në drejtimin ekonomikë. Për këtë ide kemi filluar që në dhjetorin e vitit të kaluar, së bashku me deputeten e Parlamentit të Kroacisë, znj.Ermina Lekaj Prljaskaj, pastaj me kryetaren e Bashkësisë Shqiptare në Rijekë, zonja, Suzana Jakupi gjithashtu edhe me kryetarin Këshillit kombëtar shqiptarë të Prefekturës Bregdetare Malore, z. Gani Xharrahi. Më lejoni që ti falënderoj nga zemra edhe me këtë rast për organizimin si dhe për të gjitha që po bëjnë për komunitetin tonë në këtë shtet mikë të kombit tonë, e konkretisht në qytetin e Rijekës. Kosova ka kaluar nëpër situata të ndryshme e shumë të vështira, padyshim se ju këtë e dini. E tani, Kosova ka ecur shumë përpara dhe dita ditës po ecë drejt BE-së. Ne presim mbështetjen tuaj. Pavarësisht propagandës serbe që po bënë ditë për ditë, ne besojmë shumë, se edhe ju, por edhe shtetet tjera të fuqishme të rajonit dhe botës, e dijnë mirë, se Kosova ishte e interesuar dhe është e interesuar dhe po punon shumë, që të jetë pjesë e BE-së. Kroacia është lidere e Europës Juglindore dhe ne besojmë shumë, se do të na mbështetni edhe në sferën e zhvillimit ekonomikë“. Fjala iu dha edhe z.Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, pasi përshëndeti dhe i falënderoi për kohën, ai nuk fshehu edhe gëzimin që shteti kroat në vazhdimësi ishte dhe është afër Kosovës. Ai potencoi: „Jam shumë i lumtur, që jam sot në këtë prefekturë të respektuar dhe po ju takoj dhe po bashkëbisedojmë. Ka ardhur koha, që të kemi bashkëpunim edhe më të madhë e shumë real për zhvillimin ekonomikë të Kosovës, ku kemi firma të fuqishme dhe shumë serioze. Ne besojmë shumë, duke e njohur mirë edhe ecurinë e suksesit të shtetit tuaj e konkretisht edhe të qytetit që po e drejtoni, që të na ndihmoni në rrugën që e keni kaluar për të ardhur deri në BE, si dhe për të zhvilluar ekonominë e Kosovës. Kosova ishte, është dhe do të jetë afër Kroacisë dhe po besojmë, se së shpejti do të kemi bashkëpunim edhe më të madh dhe do të organizojmë takime edhe në Kosovë, për të parë realisht, se si është Kosova dhe si po ecë te para. Hapa konkret dhe jo të vonuar, ne si Kosovë, sytë i kemi edhe nga shteti juaj. Ky panair që filloi dje dhe do të mbahet edhe sot, është një tregues i mirë, se Rijeka dhe e gjithë Kroacia është me derë të hapur miqësie edhe në sferën e ekonomisë“. Takimi zgjati 40 minuta, ku kryetari i Odës Ekonomike, z.Gërxhaliu znj.Marina Medariç, i dhuroi një dhuratë si kujtim nga Kosova, Mbretëresha e Dardanisë " ose Hyjnesha në Fron, ku u mirëprit shumë nga kjo zonjë. E më pastaj, edhe znj.Medariç, i dhuroi nga një album të qytetit të Prefekturës së qytetit të Rijekës, musafirëve nga Kosova dhe falënderoi jashtëzakonisht për këtë vizitë. Ajo ndër të tjera tha: „Se do të përkrahim Kosovën edhe në të ardhmen dhe dje e kam vizituar panairin tuaj dhe kjo më fascionoi për të mirë. Ju përgëzoj dhe duam që Kosova të ecë te para“. Delegacioni nga Kosova, u nda shumë i kënaqur me këtë takim dhe bënë edhe foto kujtimi me zonjën në fjalë dhe kabinetin e saj. Pas këtij takimi që ishte kulmi i suksesit të këtyre dy ditëve me plot aktivitet, u shtrua edhe një drekë për musafirët e Kosovës. Edhe gjatë kësaj dreke u bisedua, që të punohet edhe më shumë, që produketet tona të jenë të pranishme edhe në tregun kroat dhe të bashkëpunojmë edhe me biznese të ndryshme kroate.  Pas kësaj dreke, që shihej edhe shiu që binte, u dëshmua, se me kaq do të përfundoj edhe ky panar, i pari i këtij lloji. Të gjithë përshëndeteshin me organizatorët dhe falënderonin njëri tjetrin dhe zonja Suzana dhe z.Ganiu, uronin musafirët, që të shkojnë mirë në atdhe, të kalojnë rrugën si është më së miri dhe të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen, duke e ditur, se bahkimi bënë fuqinë. Si organizim përmbyllësh për këto ditë, ishte edhe promovimi i librit të Dr.sc.Llukman Halili me titull „Politiçka ispovijest dr.Ibrahim Rugova“.

Image

Nga Zvicra në këtë promovim kishte ardhur enkas edhe z.Rafet Ademi nënkryetar i Shoqatës Kulturore „Jehona“. Për promovimin jemi njoftuar dhe nga mediat tona, por vlenë të theksohet, se, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë të Prefekturës Bregdetare Malore, z. Gani Xharrahi si dhe kryetarja e  Bashkësisë Shqiptare në Rijekë, zonja, Suzana Jakupi, kishin organizuar si është më së miri edhe këtë promovim. Z.Rafet Ademi, kishte sjellur disa libra nga Zvicra për Bashkësinë Shqiptare në Rijekë dhe ia dhuroi z.Suzana dhe z.Gani, ku u mirëpritën dhe falënderuan z.Ademi. Vlenë të theksohet, se organizime të tilla ia ka lakmi secili, sepse nuk është edhe e lehtë të shkojnë si duhet, duke ditur, se donë një staf me plot veprimtarë. Në këtë promovim ishin prezent edhe veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, z.Tonë Marku, Prof. Nikollë Kërhanaj, Eset Ahmeti, kryetar i Shoqatës „Iliria“ në Koper të Sllovenisë, afaristët nga Kosova, z.Mustafa Hoxha dhe Gazmend Daka. Z.Safet Avdullahu nga Rahoveci, veteran i luftës në Kosovë si dhe Mytalip Jashari nga Gostivari, rrinin gati që ti nderojnë musafirët në çdo sekond edhe pse ishin të stërlodhur nga dy ditë aktivitet në panair. Edhe promovimi shkoi si është më së miri dhe u ndanë të kënaqur që të gjithë. Zonja Suzana dhe z.Ganiu, të ndihmuar nga lartë të përmendurit, shpresojnë shumë, se edhe në aktivitete të tjera do të kenë mbështetje nga komuniteti ynë në Kroaci dhe më gjerë.  Deputetja e Parlamentit të Kroacisë, znj.Ermina Lekaj Prljaskaj, si edhe herave të tjera, por edhe gjithmonë, është simbol i së mirës, që komuniteti ynë, së bashku me këta veprimtarë dhe veprimtarë të tjerë, jo vetëm në Rijekë, por në gjithë Kroacinë, do të punojnë edhe më shumë, që të organizohemi edhe me forma të tjera, që t`ia bëjmë me dije të gjithëve, se tani më ka kaluar koha, kur mërgata jonë ka kontribuar ndryshe për atdheun, por tash, kjo diasporë, është çelës, ose zëri më real tek vendasit, që të bëjnë ata të investojnë në Kosovë apo në treva tjera shqiptare. Si te, zonja Ermina Lekaj Prljaskaj, Suzana Jakupi, Gani Xharrahi, Ton Marku, Safet Avdullahu, Mytalip Jashari e disa të tjerë, shihja shpirtin e tyre me pastërti, se nuk dinë të lodhen për të mirën e atdheut. E në fund të këtij promovimi, u afrua edhe koha e darkës dhe pas darkës, mu afrua edhe ora e nisjes për në Cyrih, hiq më pak se 14 orë rrugë. Ora afrohej 23.50, dhe mundohesha të rrijë edhe në çdo minutë, të bashkëbisedoj me këta veprimtarë, sepse puna e tyre e sinqertë dhe mikëpritja tregonin dhe dëshmonin, se etja për atdhe nuk do të shuhej kurrë. Krejt në fund, pasi u përshëndetëm me ata, që më ftuan, zonjën Suzana dhe z.Ganiu, nuk munda të mos i falënderoj për mikëpritjen dhe për gjithë fjalët e mira. E këta veprimtarë, më shikuan në sy dhe më thanë: „Rruga e mbarë dhe të falënderojmë shumë. Mos na harroni, ne jemi në e do të jemi një. Ku ka shqiptarë, dera është e hapur. Ju mirëpresim edhe herave të tjera me shumë miqësi“. E thash me veten time, pavarësisht se njeriu mundet ti bëjë 30 apo më shumë vite në një vend tjetër, por tradita jonë, nuk harrohet dhe ajo zbatohet edhe sot e kësaj dite. Krejt në fund të këtij reportazhi, më duhet të them të drejtën, faleminderit Sejfedin Prekazi, një veprimtarë i pazëshëm, i qetë, jo trumbetues, që ke miqë të shumtë dhe të sinqertë ashtu sikurse je edhe ti. Ashtu si më ke thënë, dolën miqtë e tu, e që tash, i kam edhe unë miqë. Sa vija rrugës, kujtoja miqtë e mi në Rijekë, se si vraponin për ti pritur mirë musafirët e shumtë dhe do të doja, që shteti ynë, Shqipëria apo Kosova, të bëjë më shumë, që ti motivoj më shumë këta mërgimtarë, që zemrën e shpirtin e kanë plot shqiptari. Zoti ju bekoftë miqtë e mi në Rijekë, do të jem me Ju edhe në evenimente të tjera, zoti ju bekoftë Ju dhe familjet Tuaja, e ju takofsha në gëzime, o shpirtë bardhë, o zemër mjaltë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat