Botohet një monografi për gjuhën Shqipe në Belgjikë

Diaspora

Botohet një monografi për gjuhën Shqipe në Belgjikë

Nga: Ferid SHEHU Më: 3 korrik 2017 Në ora: 13:35
Kopertina e librit

Autori Dr.Kolë Tahiri në libër flet për integrimin e mirë të shqiptarëve në Belgjikë, shkollën plotësuese shqipe dhe veprimtarinë patriotike dhe diplomatike të mërgatës shqiptare në Belgjikë.

Dr.Kolë Tahiri (1936) prej 1981-1997 ka qenë padagog në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Histori-Filologji, ka ligjëruar lëndën Psikologjia e përgjithshme. Eshtë autor dhe bashkëautor i shumë veprave nga lëmi i psikologjisë dhe pedagogjisë. Profesor Kolë Tahiri prej vitit 1997 jeton dhe vepron me familje në Belgjikë.

FRAGMENTE NGA LIBRI GJUHA SHQIPE NE BELGJIKE

Revista Albania e Konicës

Libri i ka 344 faqe dhe është një studim me interes për mërgatën shqiptare.Libri fillon me prezantimin e aktivitetit të Faik Konicës në Belgjikë, respektivisht gazetës Albania. Numri i parë i revistës Albania e Konicës ka dal nga shtypi më 25 mars 1897 dhe është botuar në Bruksel deri më vitin 1902.Revista dilte një herë në muaj. Prej 1902 gjer 1909 revista u botua në Londër, pra 12 vite pa ndërprerje. kanë dalë 144 numra me afro 2500 faqe: literaturë, linguistikë,histori, sociologji, përkthime nga bashkëpunëtorë me dhjetëra autore disa me pseudonime. Në këtë reviste kanë shkruar Faik Konica, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Aleksandër Xhuvani etj. Revista kishte edhe bashkëpunëtor tjerë si belg, francez, anglez, gjerman, kroat, polak, danez-pra intelektual të huaj që shkruanin në revisten Albania të Konicës që botohej në shqip e frengjisht në Bruksel dhe në anglisht në Londër. Gazeta u shpërnda në Bruksel, Londër, Lajpcing, Paris, Vjenë, Athinë, Kairo, Stamboll, Bukuresht, Venedik, Triestë. ( (Gjitha numrat i ka veprimtari Durak Duraku, respektivisht Shoqata e tij Iliria,)

Shoqata patriotike ILIRIA

Në libër prezantohet veprimtaria e Shoqatës Iliria, përkatsisht aktiviteti i dy themeluesve të saj, zotërinjëve: Durak Duraku dhe Ramiz Beqa, të cilët janë veprimtarë të shquar të mërgatës shqiptare në Belgjikë. Puna më e madhe e tyre konsiston në faktin se ata arritën të krijojnë  Katalogun e librave, revistave, gazetave,e broshurave të ndryshme të shkruara nga autorë të huaj për shqiptarët.Numri rendor i inventarit është 790: libra, revista,gazeta,buletine etj nga viti 1604 gjer 1939. Katalogu quhet Iliria Bibliographie sur les Balkans: Albanie, Kosovo et Yougoslavie. catalogue nr.1. Bruxelles Janvier 2005.

Katalogu nis me

1. Veprën e Jacques De Laverdenit për Skenderbeun në vitin 1604.

2.Autori tjetër Pisani me punimin La légende de Scanderbeg Congres scientifiques Paris botuar në vitin 1891.

3.Abbe Guennot, " Skanderbeg ou le héros Chrétien", botuar në  Tournai në vitin 1861.

4. Duponet, " Exploits historiques de Scanderbeg Liège, botuar në vitin 1854.

5. Floryde Jean: " Skanderbeg, Paris, 1951.

6.Bibliografia e Georges Patenavie, botuar 1880 tezë doktoranture me 500 referenca përfshirë edhe Skenderbeun.

7.Bibliografia e francezit Emil Le Grand, Paris, 1912, punimi i ka 700 referenca mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, shumica i kushtohen Skenderbeut.

8.Jacques Edvin ka botuar veprën The Albanian" ku flet për historinë e shqiptarëve nga Homeri deri në vitin 1991.autori 50 vite ia kushtoi kësaj vepre.

9.Libri i Noël Malcolm: " Historia e Kosovës", botuar 1998.

10. Michel Roue, në vitin 1990 botoi veprën " Histoire d'Albanian de Yougoslavie. etj.etj.

Të gjitha këto libra dhe materiale tjera i kanë Durak Duraku dhe Ramiiz Beqa, dhe janë të gatshëm t'ua japin në shfrytëzim studiuesve për punë të mëtejme.

 Zotni Ramiz Beqa ka grumbulluar koleksionin e pullave postare, kartolinave, monedhave, gravurave me motive shqiptare, harta gjeografike prej viteve 1571-1939. Krijimi i një Qendre Mbarëshqiptare në Bruksel nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do ishte punë e mirë dhe dy autorët  Durak Duraku dhe Ramiz Beqa me kënaqësi do t'ua vinin në dispozicion Katalogun e tyre me libra, gazeta, revistaetj.

Durak Duraku dhe Ramiz Beqa me shoqatën e tyre Iliria bënë punë të mirë edhe në lëmin e diplomacisë duke internacionalizuar  çështjen  e Kosovës në atë kohë.(Të theksojmë se familja e zotri Ramiz Beqa kanë ardhur në Belgjikë me 1 gusht 1956 janë nga 5 familjet e para shqiptare në Belgjikë, nënvizimi im F.SH.) Duraku dhe Ramizi e dorëzuan një Memorandum në Strasburg në Parlamentin Europian të shkruar në frengjisht me emrin " Les Evenements du Kosovo" dokumente me fotografi  me 57 faqe. Në Parlamentin Europian në Strasburg me daten  20.01.1988 paraqitjen e dokumentit   e bënë Arshi Pipa dhe Durak Duraku.

Revista KUQ E ZI në Belgjikë

Kjo revistë doli në Belgjikë në 103 numra, nën patronatin e Shoqatës të përndjekurve politikë shqiptarë e cila shoqatë u krijua në vitin 1993. Kryetar i kësaj shoqate është Lek Pervizi, piktor poet, botues ( shtepia botuese Dorian). Lek Pervizi, është 88 vjeçar dhe  prej vitit 1990 jeton në Belgjikë, rrjedh nga familja patriotike e gjeneralit Prenk Pervizi. Eshte familje e persekutuar nga regjimi komunist në Shqipëri.

Murteza Bajraktarii- mësues, intelektual dhe diplomat: 

Një jetë me idealin  kombëtar. Murteza Bajraktari ka qenë mësues në Kumanovë,  është intelektual me origjinë nga Gostivari-Maqedonia. Ka qenë i burgosur politik në Maqedoni ku bëri 7 vite burg në Idrizov të Shkupit.Pas burgut iku në Shqipëri, atje  gjatë viteve 1966-1970 e mbaroi Fakultetin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës dhe pastaj punoi në Institutin Histori-Gjuhësi. Dhe për çudi burgoset edhe në Shqipëri dhe i mban 7 vite burg. Fatmirësisht në vitin 1993 në janar kur Partia Demokratike erdhi në pushtet në Shqipëri e rehabilitoi dhe duke respektuar personalitetin e tij e derguan me punuar si diplomat në Zvicër, ku ishte Konsull i Amlbasadës së Shqipërisë në Zvicër..

Murteza Bajraktari ka botuar në Tiranë, në vitin 2011, veprën "Një vështrim tjetër i historisë". Murteza Bajraktari qe 20 vite jeton me familje në Belgjikë.

Disa nga Elita e intelektualëve shqiptarë në Belgjikë

Në faqen 269 të librit Gjuha Shqipe në Belgjikë, autori Kolë Tahiri, citon shkrimtarin Lek Pervizin i cili thotë:" Të vjen mirë dhe ndjehesh krenarë që edhe shumë të rinjë dhe të reja nga mbarë trojet etnike shqiptare ndjekin shkollat e larta në Belgjikë, afirmohen si shkrimtarë, poetë, historian, publicistë, gazetarë, studijues, përkthyes apo politikan. Pa u zgjatur se ata janë shumë por u referehem vetëm disave si vëllezërve Ramadan dhe Sulejman Gjana, studjuesit Kolë Gjeloshaj, pastaj autorit të disa librave Ferid Shehun etj".Në libër përmendet edhe politologu, dhe shkrimtari i njohur Safet Kryemadhi bir i një çifti të përzier shqiptaro-italian. Si edhe shkrimtari dhe gazetari Gjovalin Kola dhe libri itij  Pourquoi la Belgique dans l'histoire de Albanais. Pse Belgjika në historine e shqiptarëve.

SHKOLLA PLOTESUESE SHQIPE NE BELGJIKE

Në librin Gjuha shqipe në Belgjikë, të autorit Kolë Tahiri, flitet mjaft mirë për Shkollën Plotësuese shqipe në Belgjikë. Autori thotë dy arsye janë me ua mësuar gjuhën shqipe fëmijëve të vet mërgata shqiptare: 1. Ruajtja e gjuhës shqipe si tregues i identitetit etnik dhe 2. ëndrra për tu kthyer në atdheun e tyre.

Zotërimi i gjuhës standarde  shqipe prej brezave te rinjë ua rrit atyre prestigjin. Emigracioni shqiptar përbën urë lidhëse e bashkëpunimi brenda terrtoreve shqiptare. Gjuha shqipe është ind lidhës, pra bashkuese e shqiptarëve. Programi mësimor i shkollës plotësuese shqipe duhet të realizohet brenda një viti shkollor me 100 orë mësimi me një klasë.

Në libër thuhet se në vitet 1966-1967, ishin shkëndijat e para të mësimit të gjuhës shqipe në Belgjikë. Me inisiativën e C.Kuraj Jakiqi dhe P.Kuka Marku ata i regjistrojnë rreth 25 nxënësa dhe e hapin Shkollën Plotësuese Shqipe te Instituti Isak Mari në komunën Skarbek të Brukselit.Autoritetet lokale të Skarbekut e perkrahen shkollen shqipe dhe ua dhane lokalet per shkolle. Mesues i parë ishte Gani Jaha mesues i muzikës, mergimtare me origjinë nga Maqedonia.

 Lidhja e Arësimtarëve Shqiptarë në Belgjikë

 Në librin Gjuha shqipe në Belgjikë të autorit Kolë Tahiri thuhet se themeluesit e kësaj Lidhje ishin prof.Naim Basha, Ramiz Zekolli, Musa Hoti, Fahri Panxha, Hyra Laçi, Sami Rexhepi, ky i fundit u zgjodh me vota të fshehta kryetar i Lidhjes Arsimtareve Shqiptare ne Belgjikë ne vitin 1993, po ate vit Shoqata regjistrohet ne Monitorin belg( gazeten zyrtare belge) dhe e merr konfirmimin me letër nga Ministri i arsimit  te komunitetit francez te Belgjikes zotri Elio Di Rupo.Autori Kolë Tahiri thotë se shkolla ka punuar mirë nen udheheqjen e profesor Sami Rexhepit.

Me nxënësa punonin mësuesit dhe mësueset: Ismet çollaku, Zejnepe Rexhepi, Rukije Rama, Brunilda Celmeta, Makfire Ahmeti, Shani Bujupi, Hamdi Tahiri, Idriz Asllani.

Myrvete Hoti Bruksel, Ymer Gjonbalaj Vervier, Gjovalin Nonaj ishte prof.i muzikës. Servete Balaj, Jusuf Zenunaj, Albina Aliaj,. Ne Ottignie Xhelal Krenzi. Në Anvers Suzana Osmani, Bajaze Dakulli. Në Namur Makfire Ahmedi, Ismete Sopi. Pastaj mësuesi Bardhyl Xhafa, prof. Muhamet Shabani. Në Bryzh mësues Fahri Hoti. Në Tielt mësues Fitim Hasani.

Në këtë libër, autori Kolë Tahiri,i prezanton si figura të arsimit dhe të shkollës plotësuese shqipe në Belgjikë: mësuesin  e ndjerë Sali Abdyli me origjinë nga rrethi i Gjakovës, i cili tërë jeten punoi ne arsim ne Kosove dhe kur erdhi në Belgjikë 10 vite punoi në shkollën plotësuese shqipe Vatra ne Molenbek të Brukselit.Sali Abdyli ishte  atdhetar dhe mësues i përkushtuar. Të theksojme se prej vitit 2005 Shkolla plotesuese shqipe Vatra punon me sukses nen organizimin e deputetit të Parlamentit të Regjionit Brukselit, zotriut  Amet Gjanaj dhe nen udheheqjen e drejtorit Ibrahim Dizdari.

Në libër përmendet me respekt Rukije Rama, mësuesja misionare e gjuhës   shqipe në Belgjikë, e cila e organizoi  disa vite me sukses shkollen plotesuese shqipe ne Vilvorde. Ajo ka qenë e burgosur politike disa vite në kohën e regjimit komunist ne Shqiperi.

Në maj të vitit 1996 Lidhja e Arësimtarëve Shqiptarë në Belgjikë, organizoi zgjedhje të reja, kryetar u zgjodh i ndjeri tashmë Ismet çollaku dhe anëtarë kryesie ishin: Kujtim Hajdaj, Shani Bujupi, Aziz Zekolli (mësues në Bruksel), Isuf Bulliqi, Hyra Laçi, Reshat Salihaj, Hisen Demiri, Milazim Zymeraj, Muhamet Bllakaj, Idriz Asllani, Muhamedali Ahmedi, Fitim Shala, Hamdi Tahiri. Edhe me këtë kryesi LASH-i ka punuar mirë.

Më 26.06.1993 Sami Rexhepi njohton se kanë qenë të pranishëm 47 nxënësa të Shkollave të Brukselit. Jusuf Zenunaj në Liège  33 nxënësa.

Regjistrimi i nxënësave në vitin shkollor 1995-1996:

Në HUY ishin 36 nxënësa me mësues Shani Bujupi; Bruksel: Servete Balaj 7 nxënësa, Jusuf Zenunaj 13 nxënësa; Albina Aliaj 9 nxënësa, Rukije Erama 11 nxënësa. Pastaj në Otignie ishin 5 nxënësa; Namur 18 nxënësa, Antverpen 32 nxënësa, Bruksel 40 nxënësa dhe Huy 36 nxënësa. Pra ishin 131 nxënësa në vitin shkollor 1995-96.

Në vitin 1996-97 Isuf Zenunaj 23 nxënësa, Muhamet Shabani 4 nxënësa, Rukije Rama 25 nxënësa në Molenbek. Pra Brukseli kishte 52 nxënësa. Në Anvers kishte 25 nxënësa me mësuese Suzana , në Bryzhe kishte 12 nxënësa me mësues Fahri Hoti. Në Namur kishte 11 nxënësa, në Ottignie 7 nxënësa dhe në Huy 25 nxënësa.Pra gjithsejt ishin 150 nxënësa në vitin shkollor 1996-97. në Belgjikë.

Autori i librit Gjuha shqipe në Belgjikë  Kolë Tahiri në bashkëpunim me  psikologen Enkelejda Nikaj kanë bërë një anketë me një pyetësor me 80 pyetje me 120 veta respondentë në Belgjikë: prindër, mësues, nxënës, intelektual, veprimtarë, përfaqësues të partive dhe shoqatave. Anketa është bërë në vitet 2006-2007. Nga hulumtimi del se gjuha shqipe përdoret në shtëpi 86%.

Nga shkaqet që e pengojnë  mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Belgjikë përmenden : l.Gjuha shqipe bëhet pengesë për integrimin e fëmijëve në Belgjikë.

2.Mësimi i gjuhës shqipe pengon mësimin e gjuhes vendase.

3.Mësimi i shqipes shkakton mbingarkesa dhe lodhje,

4.mësimi i gjuhës shqipe e pengon suksesin ne mesime ne shkollat vendase

5.gjuha shqipe nuk ka vlere ne tregun e punes. etj.

Në vështrimin e parë të këtyre përgjigjeve të bënë përshtypje mungesa e dukshme e informacionit të saktë shkencor tek te anketuarit për këto ndërvartësi thotë autori  librit Kole Tahiri.  Vërtetë është dëshprues fakti   se më pak se 10% e fëmijeve ne diaspore  i ndjekin mësimet e shkolles plotesuese shqipe.

 Por duhet theksuar se teorite shkencore dhe praktikat bashkëkohore  e vertetojne se mësimi i gjuhes tjeter nuk e pengon ne asnje menyre nxenesin ne shkollen e rregullte.Pra mësimi i gjuhes shqipe nuk e pengon mesimin e gjuhes gjermane ne shkollen zvicerane. thote pedagogu zviceran Basil Schader. 

E drejta nderkombetare e lejon integrimin paralel me ruajtjen e identitetit historik, kulturor dhe gjuhen e emigranteve.Pra jane krijuar mundesite qe mergata shqiptare te eci me dy kembet integrim dhe ruajtja e identitetit etnik e kulturor thote prof. Kolë Tahiri.    

Dhe në fund fare të themi se këso libra si ky i  Dr.Kole Tahirit:" Gjuha shqipe ne Belgjikë" janë me interes për kulturen dhe historine tone kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat