Shqiptari nga autobusi drejt burgut, ja për çfarë akuzohej - Bota Sot
Shqiptari nga autobusi drejt burgut, ja për çfarë akuzohej

Diaspora

E enjte, 27 korrik 2017

Shqiptari nga autobusi drejt burgut, ja për çfarë akuzohej

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 korrik 2017 Në ora: 15:56
Momenti i arrestimit

Policia e Lindauer të shtunën (15 korrik) ka arrestuar një shqiptar. Ai kërkohej nga Prokuroria e Heilbronner për grabitje dhe shkelje ligjore, shkruan allgaeuhit.de.

Ngjarja ndodhi pas kontrollimit të pasagjerëve në një autobus me targa italiane. Policët e kishin të lehtë zbulimin me anë të kompjuterit policor që tregoi se ndaj një pasagjeri 24 vjeçar rëndonte akuza e vjedhjes dhe ishte dënuar me dhjetë muaj burg.

Shqiptari është dërguar në Gjykatën e Kempten. Akoma nuk është marrë vendim nëse do ekstradohet drejt Shqipërisë ose do mbajë burgun./Bota sot

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test