Ja çfarë do prodhojë Shaqiri nën emrin Covfefe, eksperti shfaqet dyshues

Diaspora

Ja çfarë do prodhojë Shaqiri nën emrin Covfefe, eksperti shfaqet dyshues

Nga: Fitim Dika Më: 20 korrik 2017 Në ora: 21:53
Tim Shaqiri

Investitori nga Valisi i Zvicrës, Tim Shaqiri (36), i njohur për sigurimin e të drejtave të emrit «Covfefe», dëshiron të sjellë dy produkte më këtë emër. Ekspertët shfaqen dyshues, shkruan “Blick”.

Presidenti amerikan Donald Trump (70) njihet për batutat në rrjetet sociale dhe shpesh kanë shkaktuar reagime të shumta, veçanërisht në botën mediatike. Një postim i tillë ishte edhe fjala “Covfefe” që shtyu gjithë botën të mendonte se për çfarë bëhej fjalë konkretisht. Gjatë kësaj kohe shqiptari nga Zvicra, Tim Shaqiri shfrytëzoi kohën për të blerë të drejtat e shfrytëzimit të emrit misterioz.

Tani Shaqiri është i vendosur se për çfarë do e shfrytëzojë këtë të drejtë: ai me këtë emër do shesë pije energjitike. Lajmin e ka konfirmuar vetë 36 vjeçari, përcjell botasot.info. “Në shtator do dalë pija energjitike Covfefe që sipas gjitha gjasave do përmbajë kofeinë,” tha ai. Por me këtë emër ai përqëndrohet edhe në një projekt tjetër: veshmbathje. Për këto produkte ai ka marrë oferta nga shtete të ndryshme dhe në ditë merr deri në 50 emaile. Dje ishte në Itali, sot në Gjermani, më pas do udhëtojë drejt Anglisë: gjithshka sillet rreth biznesit me emrin Covfefe.

Eksperti është skeptik

Megjithatë për ekspertin e marketingut, Marc Hauser (45) ky hap duket skeptik: “Për fillimin e një biznesi një emër i njohur mund të ndihmojë. Por pyetja është sesa do qëndrojë ky emër ekstravagant (hype).” Në këtë kohë Trump është nga shumë persona i padëshiruar. Kjo mund të rezultojë negativisht.

Në ueb faqen covfefe-swiss.com, Shaqiri me rrënjë nga Maqedonia ka investuar 10.000 franga./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat