Diaspora, kontribut të madh për Kosovën

Diaspora

Diaspora, kontribut të madh për Kosovën

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 11:28
ilustrim

Femrat që punojnë dhe veprojnë në diaspora po japin kontribut të madh për Kosovën, duke ndihmuar edhe qytetarët në nevojë në Kosovë.

Për këtë edhe një iniciativë nga femrat shqiptare që veprojnë në diasporë ka bërë që të përkrahjen familjet në Kosovë.

Myrvete Islami aktiviste humanitare në diasporë tha se po angazhohen që të punojnë për të përkrahur qytetarët në nevojë. “Deri më tani kemi ndërtuar 4 shtëpi dhe tre persona kemi ndihmuar”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ajo bëri me dije se do të angazhohet për të ndihmuar qytetarët nga Kosova. Sipas saj angazhimet i bëjnë në rrjetet sociale. “Qëllimi është që të ndihmojmë femrën shqiptare, pra motoja jonë është “femra për femrën”. Ajo ka nevojë më shumë për të ndihmuar”, tha Islami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat