Gjykata italiane i garanton mbrojtje shqiptarit

Diaspora

Gjykata italiane i garanton mbrojtje shqiptarit

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 14:33
ilustrim

Gjykata e Apelit në Ankona të Italisë i ka dhënë të drejtë një shtetasi shqiptar, i dënuar me 14 vite burg për vrasje, që pas përfundimit të dënimit t’i ofrohet mbrojtje ndërkombëtare për arsye humanitare.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit të Ankonës argumentohet se personit në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, i rrezikohet jeta në Shqipëri për shkak të Kanunit dhe për këtë arsye shteti italian duhet t’i ofrojë mbrojtje.  

Ai është dënuar së bashku me 6 persona të tjerë, edhe ata shqiptarë, për vrasjen e një bashkatdhetari mbrëmjen e Krishtlindjes së vitit 2002. 

Por pas përfundimit të dënimit, shqiptari dhe avokati i tij Paolo Cognini, i njohur për mbrojtjen e të drejtave të azilkërkuesve, i janë drejtuar Gjykatës së shkallës së parë në Ankona, e cila e refuzoi kërkesën e tyre për mbrojtje ndërkombëtare. 

Por Gjykata e Apelit, në vendimin e saj i referohet tekstualisht Kanunit dhe rreziqeve që sjell kthimi i tij në Shqipëri.  Në këto kushte, tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Ankonës kanë vendosur që shtetasit shqiptar t’i ofrohet mbrojtja për çështje humanitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat