Dekorohen bashkatdhetarët që ndihmuan UÇK-në

Diaspora

Dekorohen bashkatdhetarët që ndihmuan UÇK-në

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 11:39
Ilustrim

Dega e OVL të UÇK-së në Pejë ka dekoruar me urdhrin Xhemajl Fetahaj, me motivacionin Atdhetar i Dalluar, disa nga bashkatdhetarët tanë, të cilët ndihmuan me mjete financiare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Me këtë rast dekoratat u ndan për Dino Asanaj (post mortum - SHBA), Sadik Dinaj (Zvicër), Naser Shoshi (Francë), Tahir Krasniqi (Zvicër), Muharrem Gashi (Gjermani), Shaqir Gjocaj (Zvicër) dhe Gëzim Krasniqi (Austri).

Dekoratat u ndan nga kryetari i Degës së OVL të UÇK-së në Pejë,  Gazmend Syla, i cili mbajti një fjalë rasti, ku theksoi  rëndësinë e diasporës në përkrahje të luftës së UÇK-së. 

Ndryshe, dekorimi me urdhrin Xhemajl Fetahaj për disa nga bashkatdhetarët që cilët ndihmuan financiarisht UÇK-në është bërë në bazë të vendimit të datës 16 qershor 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat