Breshëri armësh në Leipzig, mbetet i plagosur shqiptari

Diaspora

Breshëri armësh në Leipzig, mbetet i plagosur shqiptari

Nga: Bota sot Më: 12 gusht 2017 Në ora: 17:21
Ilustrim

Gjatë një breshërie armësh në rrugën Eisenbahnstraße (Leipzig) ka mbetur i plagosur rëndë një shqiptar 32 vjeçar, shkruan lvz.de.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.40 të ditës së djeshme, pranë “Café Enjoy”. Fillimisht ka pasur një përleshje fizike dhe më pas njëri nga agresorët ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me plumb në bark shqiptarin (32). Një dëshmitar okular ka thënë se ka parë një veturë me pesë persona që janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Rruga Eisenbahnstraße njihet për një zonë konfliktuale, pasi është vendtakimi i lojërave të fatit dhe shitjes së drogës. Policia ka nisur hetimet për veprën penale "vrasje e mbetur në tentativë"./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat