U mbajtë manifestimi tradicional : “Ditët e Diasporës 2017" në Anë të Malit

Diaspora

U mbajtë manifestimi tradicional : “Ditët e Diasporës 2017" në Anë të Malit

Nga: Ulqini Beqir Sina Më: 12 gusht 2017 Në ora: 20:48
Ditët e Diasporës 2017

ULQIN : Manifestimi, që thotë se ka si qëllim të bëhet tradicional “Ditët e Diasporës 2017 në Anë të Malit ”, u mbajt këtë mesë-javë , gjegjësisht të martën dhe mërkurën me 8 dhe me 9 gusht. 

Kjo veprimtari e cila mbahet nën kujdesin e Biznis Klub Ana Malit , Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike, shoqata Ora, si dhe shoqata shqiptaro –amerikane Ana e Malit me bazë në Nju Jork - SHBA, shoqërohet me një ser aktivitetesh kulturore, artistike dhe sportive.

Manifestimi “Ditët e Diasporës në Anë të Malit 2017”, u ndoqë nga një numër i madh të banorëve të kësaj treve, dhe mysafirëve të shumtë, nga diaspora dhe zonat për rreth, të cilët u mblodhën në stadiumin e Ulqinit duke mbushur përplot edhe lokalet për rreth stadiumit (ndoshta mbi 1000 veta, sipas pjesëmarrësve).

Image

Ndërkaq, siç trasmetojë Televizioni i këtij qyteti TV Teuta , veprimtaria ka nisur me inagurimin në fillimin e ndërtimit të fushës për futboll, i një investimi të përbashkët i Diasporës shqiptare dhe  Komunës së Ulqinit, ku mori pjesë edhe Zëvëndës ambasadori i SHBA, në Podgoricë, Bix Aliu. 

Manifestimi qëndror “Ditët e diasporës në Anë të Malit 2017”, i cili mblodhi banorët e zonës, si dhe përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit, institucioneve lokale dhe të diasporës, u shoqërua  në takimin e përbashkët, ku u diskutuan mundësitë për realizimin e projekteve të ndryshëm të cilët kanë për qëllim përmirsimin e jetesës së banorëve të zonës dhe ndalimin e emigrimit.

Në rrjetet sociale dhe shtypin lokal, u njoftua se në këtë manifestim u shpreh kënaqësi për bashkëpunimin e mirë në mes të gjitha palëve, i cili kohët e fundit ka rezultuar në nisjen e disa investimeve në këtë zonë, nga diaspora. 

Image

Gjithashtu, një lajm i mirë dhe i shumë pritur, i cili doli këto ditë ishte ai që në shtator do të fillojë edhe ndërtimi i rrugës Ulqin-Krythë, e cila ka një rëndësi të madhe jo vetëm për gjithë Anën e Malit, por ka rëndësi për gjithë komunën e Ulqinit, sidomos për sesionin e turizimit dhe zgjerimin e tregëtis me zonat për rreth. 
Më pas simbas një programi të detajuar mirë, ky manifestim ka vazhduar me garat sportive , kurse gjatë mbasdites ka pasur edhe takime të zyrtarëve të institucioneve komunale me përfaqësuesit e diasporës. 

Të mërkurën mbrëmje më datë 09 Gusht manifestimi  “Ditët e Diasporës 2017 në Anë të Malit” vazhdoi me një psketakel të vërtet i muzikës popullore qytetare Ulqinake dhe Shkodrane.

Ku artistët vendas dhe mysafirët nga Shkodra me repertoarin e tyre të gjërë argëtuan të pranishmit deri në orët e vona të natës.

Simbas TV Teuta në këtë manifestim kanë përformuar live disa nga këngëtarët më të mirë të Ahengut Shkodran,  si : Mukades Çanga, Ilsi Ademi , Orjeta Kelaj dhe Klodiana Vata më bilbilin e këngës qytetare vendasen Egzona Salaj, nën përcjelljen e mjeshtrave të muzikës Ilit Zoga dhe Hil Dajani. 

Image

Po ashtu nga diaspora shqiptare në SHBA, ishin të ftuar dhe këngëtari i njohur Haxhi Zeneli, i cili me këtë rast edhe ka përshëndetur manifestimin në emër të diasporës , si dhe kan preformuar edhe valltarët Hana dhe Lexi Demiraj, si dhe shumë të tjerë.

Me duartrokitje të shumta u pritën gjatë interpretimit të tyre edhe dy vajzat me veshje nga Kraja, me nënën e tyre Amerikane, kurse babai nga Kraja.
Sakaq, Ambasada e SHBA në Podgoricë, njoftoi nëpërmjet zyrës së shtypit lëshojë një njoftim ku thekson se Zëvëndës ambasadori Bix Aliu, morri pjesë në Ditët e Diasporës dhe në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të fushës për futboll në Anë të Malit, projekte të përbashkëta të diasporës amerikane dhe komunitetit vendor, duke hedhur edhe gurin e parë të punimeve. 

Në njoftimin zyrtar të kësaj ambasade, gjithashtu thuhet se Zëvëndës ambasadori Aliu ka biseduar me Kryetarin e Komunës së Ulqinit Cungun dhe me zyrtarët tjerë vendorë, gjatë darkës punës, ku ishin prezent përfaqësuesit e diasporës amerikane dhe biznis klubit “Ana Malit”.

Image

Zëvëndës ambasadori Bix Aliu, simbas njoftimit zyrtar të ambasadës Amerikane, në Podgoricë,  nënvizoi rëndësinë e projekteve të përbashkëta me shpresë që të përfundoi së shpejti shkolla e shumëpritur në Sukubinë dhe ftoi zyrtarët vendor të ndërmarrin fushata promotive për të ofruar investimet e diasporës amerikane duke përthjeshtuar proçedurat dhe duke rritur transparencën.

Zëvëndës ambasadori Bix Aliu, poashtu u takua  edhe me Nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegun, të vetmin deputet shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, para largimit nga posti i Zevends- Ambasadorit të SHBA në Mal të Zi.

Ndërkohë, këngëtari i njohur ulqinak, i cili prej dekdash jeton dhe vepron në SHBA, Haxhi Zeneli , duke folur me gazetën tonë, tha se :“Ditët e Diasporës 2017 në Anë të Malit”u organizuan në kryeqendrën e Anës të Malit në Katerkollë me datën 8-9 gusht. 

Ai tha se ky eveniment organizohet që nga viti 2013, dhe ky është edicioni i katërt në radhë që mbahet në fillim muajin gusht, ngaqë ky muaj shënon edhe ardhjen më të madhë të fluksit të emigrantëve nga Ana e Malit.

Simbas, tij, manifestimi i Ditës së Diaspores më së pari është organizuar nga Shoqata" Ora","Bisnis Klubi Ana Malit”, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptaro Amerikane Ana Malit nga Nju Jorku.

Image

Kështu që edhe këtë herë, ky manifestim  u organizua nga të njëjtët organizator , ka cekur në fjalimin e tij edhe Kryetari i Biznis Klubit zotëri Kabil Kurti., duke nënvizuar se ky organizim edhe kësajë rradhe u mbajt në Katerkollë për arsye se aty kishte filluar para katër viteve, duke u bërë një manifestim  tradicional.
Ndërsa duke faleminderuar organizatorin dhe përshëndetur të pranishmit me disa fjalë rasti, aktivisti  i njohur nga Nju Jorku, Haxhi Zeneli, tha se manifestimi ishte një nga më të bukurit e këtyre katër viteve.

Ai tha se pas këtyre fjalimeve të pranishmit patën rastin të argëtohen me një grup këngëtarësh shkodran dhe vendas nën udhëheqëjen e maestros Ilir Zogaj, përfshirë edhe një kolazh me këngë ulqinake, kënduar nga ai vetë.

Ketijë manifestimi i ja shtuan më shumë bukurin edhe dy vajzat amerikane(nëna amerikane, babai shqiptar nga Kraja),duke vallëzuar një potpuri vallesh shqiptare të Anës së Malit, të veshura me veshjet tradicionale nga krahina e Krajes., theksojë Haxhi Zeneli

Duke shtuar se për të pranishmit ishte organizuar edhe tryeza me ushqimet tradiconale, ndërsa krediti i fotografive shkon për vëllanë e tij nga Ulqini, Din Zeneli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat