Vdes një tjetër shqiptar në Itali si pasojë e një aksidenti, ja kush është 29 vjeçari

Diaspora

Vdes një tjetër shqiptar në Itali si pasojë e një aksidenti, ja kush është 29 vjeçari

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 15:43
Ergys Merhori

Një aksident fatal në rrugën Palombarese mbrëmjen e 15 gushtit i ka marrë jetën një tjetër shqiptar

Ai quhet Ergys Merhori, 29 vjeç, i cili rreth orës 3 të mëngjesit ka humbur kontrollin e një makine “Dacia Lodgy” qe po drejtonte në kryqëzimin me rrugën e Shën Lucia, në komunën e Mentana, Romë.

Si pasoje, makina është përmbysur pasi u përplas me murin anësor te rrugës.

I riu vdiq menjëherë ne vendin e ngjarjes. Në vend, përveç ambulancës, shkoi edhe policia e Mentana, të cilët janë duke punuar për të rindërtuar dinamiken e aksidentit.

Tani për tani nuk dihet arsyeja pse djali ka humbur papritur kontrollin e makinës së tij. Trupi i viktimës u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit La Sapienza të Romës, ku do te kryhet edhe autopsia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat