Londër/ E përplas furgoni, vdes 30-vjeçari shqiptar, ja kush është Ardian Zagani

Diaspora

Londër/ E përplas furgoni, vdes 30-vjeçari shqiptar, ja kush është Ardian Zagani

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 18:25
Foto nga aksidenti

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari dje në Londër. Aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 06:00, ku 30-vjeçari Ardian Zagani është përplasur nga një furgon “Ford Transit” teksa shkonte për në punë.

I riu po udhëtonte me biçikletë për të shkuar në punë. Ai ishte pjesë e stafit në Kolegjin Haringey, ku punonte si kujdestar.

Një pasagjer që ndodhej në furgonin që e përplasi, u mundua ta ndihmonte, por pak minuta më vonë shqiptari ndërroi jetë në vendngjarje. Policia arrestoi drejtuesen femër të furgonit, e cila do të merret në pyetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat