Policia italiane dhe Guardia Di Finanza kanë kapur 2 ton e gjysëm marihuanë dhe kanë arrestuar tre persona, ndër të cilët dy shqiptarë, që po e transportonin atë. Droga u zbulua gjatë kontrollit të një jahti nga Policia e Foggia dhe Manfredonias.
Mediat italiane njoftuan se agjentët e Guardia di Finanza e kanë ndaluar jahtin në brigjet e Gargano-s dhe kanë sekuestruar në të një ngarkesë marihuane. Ky operacion është kryer nga Guardia di Finanza në koordinim me rojen bregdetare të Taranto-s. Të tre personat që u gjetën në bord janë arrestuar."