Itali, shqiptari kërcënon me hanxhar gruan dhe dy vajzat

Diaspora

Itali, shqiptari kërcënon me hanxhar gruan dhe dy vajzat

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 18:34
Policia italiane

Ai kishte kërcënuar gruan se do ta vriste me një hanxhar, nëse ai nuk e ndiqte nga Sulmona (L’Aquila), ku ishin strehuar për t’i shpëtuar dhunës së vazhdueshme, në Reggio Emilia, ku jetonte çifti.

Policia italiane ka ekzekutuar urdhrin e paraburgimit për një shqiptar 43 vjeçar, i akuzuar për krime kundër personit, përgjegjës për dhunën në familje.

Ai nuk ka kërcënuar vetëm bashkëshorten, por edhe dy vajzat e tyre 13 dhe 14 vjeçe.

Masa e arrestit u lëshua nga gjykata në Sulmona pas kërkesës së prokurorit Giuseppe Bellelli, shkruan “Ansa”.

Hetimi ndaj shqiptarit nisi më 1 shtator, pasi gruaja e tij u paraqit në polici duke thënë se ishte në rrezik pas viteve të tëra të dhunës së pësuar nga burri i saj.

Për t’i shpëtuar atij, pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri, nëna dhe vajzat nuk ishin kthyer në Reggio Emilia, duke gjetur strehim nga të afërmit në Abruzzo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat