Zbulohet pse e vrau shqiptari të dashurën rumune në Itali

Diaspora

Zbulohet pse e vrau shqiptari të dashurën rumune në Itali

Nga: Beqir Sina Më: 15 shtator 2017 Në ora: 19:21
Elena Seprodi

Romë IT : (Shqiptari i Italisë15 shtator 2017) – Tragjedi në Casale Monferrato, ku një shqiptar ka vrarë pas një grindjeje të egër ish të dashurën, 48 vjeçare. Të thirrur nga fqinjët forcat e rendit gjejnë akoma me thikë në dorë vrasësin por për gruan është tepër vonë.

Këta, Burra që urrejnë gratë, shkruajnë gazetat lokale pas kësaj ngjarje, duke shtuar se kan arritur deri në atë pikë sa t’u marrin edhe jetën. 

Një ngjarje shokuese ka ndodhur edhe sot pasdite në Casale Monferrato të Alessandrias shkruajn ato duke shtuar se emogranti shqiptar Kujtim Hasanaj, 49 vjeç ka therur për vdekje ish bashkëjetuesen e tij, Elena Seprodi, 48-vjeçare rumune, që në një nga ndërhyrjet e fundit publike të lëna në facebook shoqëronte një foto të vetën pikërisht me shprehjen “No alla violenza sulle donne”.

Nga informacionet e para, sipas shtypit lokal thuhet se rreth orës 15 policia e karabinierët kanë shkuar në një pallat të rrugës Asti pasi janë lajmëruar për një zënie të egër. Kur kanë mbërritur në apartament forcat e rendit kanë gjetur pa jetë gruan ndërsa burri është bllokuar ndërsa kishte akoma amën e krimit, një thikë, në dorë.

Tragjedia duket se ka pasur shkak grindjen e radhës – për arsye parash apo tradhëtish të shkuara – mes burrit e gruas që prej disa kohësh nuk jetonin më bashkë, shkruan portali Shqiptari Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat