Itali, vajza shqiptare vritet nga qentë pitbull në duart e gjyshit të saj

Diaspora

Itali, vajza shqiptare vritet nga qentë pitbull në duart e gjyshit të saj

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 22:05
Ilustrim

Ajo ishte vetëm në shtëpi me gjyshin e saj, teksa doli në kopshtin e vogël dhe të shtruar për të luajtur me qentë, kur kafshët e sulmuan duke e vrarë.

Ngjarja ka ndodhur në Flero, në krahinën e Brescia në Itali, ku vajza e vogël me baba shqiptar e nënë italiane, ka gjetur vdekjen në orët e mbrëmjes së sotme (17 shtator).

Vajza pak më shumë se 1 vjeçe, u sulmua nga dy qen të llojit pitbull.

Përpjekja e gjyshit të saj 63 vjeçar, i cili u dëmtua gjithashtu nga kafshimet, ishte e pasuksesshme, pasi vogëlushja vdiq nga lëndimet në kokë, shkruan “La Republica”.

Nëna 22-vjeçare e vajzës nuk ishte në shtëpi, ndërsa babai, me origjinë shqiptare, punonte në Gjermani, ku shkoi pas humbjes së punës në Itali.

Kur karabinierët mbërritën në vilën e shkëputur, atyre ju deshëm të godisnin dy qentë që i pengonin të hynin.

Gjyshi i vajzës u shtrua në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Babai i vajzës ishte ai që mund të trajtonte (zbuste) dy qentë”, thanë fqinjët.

Nuk është e qartë se çfarë shkaktoi tërbimin e kafshëve.

Prokuroria e Breshias (Brescia) hapi një hetim për vrasjen me zëvendësprokurorin Roberta Panico, e cila po shqyrton pozicionin e gjyshit për mungesën e kujdestarisë së fëmijës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat