Vdekja e vogëlushes shqiptare nga pitbullët/ Policët: Gjyshi po e mbronte me trup

Diaspora

Vdekja e vogëlushes shqiptare nga pitbullët/ Policët: Gjyshi po e mbronte me trup

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 17:32
Victoria Zikaj

Detaje të reja zbulohen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në komunën e Flero, në Brescia të Italisë pak ditë më parë, ku dy qen pitbullë masakruan për vdekje një fëmijë 1 vjeç me origjinë shqiptare.

Gjatë një prononcimi për “Canale 5” dy policët Domenico Castello e Graziano Vincenzo kanë treguar ngjarjen e tmerrshme duke thënë se iu është dashur të vrasin me armë zjarri kafshët për të ndërhyrë.

“Qentë ishin egërsuar dhe rrotulloheshin vërdallë gjyshit që e mbronte vogëlushen me trupin e tij. Shiheshin këmbët e gjakosura të vajzës. Vendosëm të vrisnim me 3 plumba kafshët, situata ishte dramatike. Nuk po hapnim dot portën”, kanë thënë policët.

Gjyshi i saj një 63-vjeçar, pronar i kafshëve është përpjekur ta shpëtojë mbesën duke e mbrojtur me trup, por nuk ka mundur dot, pasi vogëlushja Victoria Zikaj 13 muajshe, vajza e emigrantit shqiptar Egi Zikaj, ka humbur jetën si pasojë e kafshimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat