Masakron gruan me sende të forta, arrestohet 50-vjeçari nga Shqipëria

Diaspora

Masakron gruan me sende të forta, arrestohet 50-vjeçari nga Shqipëria

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 19:28
Ilustrim

Policia italiane ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar në Ortona, ai  akuzohet për dhunë në familje dhe është denoncuar nga gruaja e tij.

Gruaja 43-vjeçare shqiptare, pas episodit të fundit të dhunës ditën e martë, gjeti guximin për të bërë denoncimin, e nxitur nga motra dhe vajza, dëshmitare të dhunës. Ndërkohë, 50-vjeçari po përpiqej të largohej nga shtëpia, por u ndalua, shkruan Il Martino.it

Shqiptari mund  ta masakronte gruan me çdo send që ishte në dispozicion të tij (nga një pëlhurë prej liri deri te një karrige). Gjithashtu shqiptari është denoncuar për një seri agresionesh që datojnë në muajt e fundit, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet e shtruar në spital, dhe do të qëndroj aty për 15 ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat