Shqiptari shpëtoi 4 të rinj nga vdekja: Si i nxora nga makina në flakë

Diaspora

Shqiptari shpëtoi 4 të rinj nga vdekja: Si i nxora nga makina në flakë

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 12:29
ilustrim

Një shqiptar është bërë hero i ditës në zonën e San Martino di Trecate, pasi u ka shpëtuar jetën 4 të rinjve, kur makina e tyre shpërtheu në flakë pas një aksidenti të rëndë.

Mediat italiane raportojnë se të rinjtë shpëtuan falë veprimit të shpejtë të një shqiptari, të cil8it i përmendet vetëm emri, Zabit.

Ai ka makinën pas aksidentit të rëndë e cila ishte në flakë dhe u fut me shpejtësi të shihte a kishte njerëz brenda.

Aty kishte shumë njerëz, por shumica vetëm filmonin dhe asnjë nuk ndërhyri të ndihmonte. Zabti ka treguar se ishte aty rastësisht, por nuk mundi vetëm të shikonte.

“Pashë makinën në flakë, brenda ishin 4 të rinj, dukeshin të tronditur, ndoshta edhe nën efektin e tymit të flakëve. I tërhoqa jashtë, ishte gjëja e vetme që më erdhi ndër mend”- thotë ai.

Policia ka njoftuar se aksidenti ndodhi në mëngjes dhe në të u përfshinë dy makina, një Peugeot, makina që mori flakë dhe një Fiat Punto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat