I çuditshëm dënimi që mori 23 vjeçari nga Kosova pasi rrahu qytetarin britanik

Diaspora

I çuditshëm dënimi që mori 23 vjeçari nga Kosova pasi rrahu qytetarin britanik

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 18:41
ilustrim

 23 vjeçari nga Kosova, Albert Krasniqi është dënuar me gjobë, me burg, me kompensim ndaj një viktime dhe me shërbim ndaj komunitetit në Angli.

Gjykata e Pymouthit të gjitha këto dënimit, të riut nga Kosova ia shqiptoi pasi ai kishte sulmuar fizikisht një qytetar britanez.

Krasniqi, i cili jeton në Plymouth të Britanisë, përveç sulmit fizik që kishte ndaj britanikut, është zënë edhe me lënë narkotike të llojit marihuanë, sipas raportimit të PlymouthHerald.co.uk.

Dënimi  i Krasniqit është 8 javë burgim, me detyrim të mbajtjes së një kursi për aftësi mendore, si dhe kompensim prej 400 funtesh viktimës, të cilave mund t’u shtohen edhe 160 euro dhe 115 euro shtesë të tjera financiare në drejtim të viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat