Kryesia e Nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Burgdorf mbajti takimin e saj të rregullt, ku u bisedua për aktualitetin politik në vend dhe obligimet e detyrat konkrete për zgjedhjet e lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017.
Në takimin e sotëm të kryesisë së nëndegës, kryetari i Nëndegës së LDK-së në Burgdorf, Refki Kryeziu, e informoi kryesinë për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për hapat që do të ndërmerren në mobilizimin e qytetarëve për zgjedhjet e lokale, që mbahen më 22 tetor 2017.
Në takim u tha se në kuadër të mobilizimit për procesin zgjedhor, Anëtarët e Kryesisë ritheksuan bindjen e tyre të plotë për fitore në zgjedhjet lokale, duke ofruar programin në pajtim me nevojat e qytetarëve, kandidatët më të mirë për Kuvende Komunale dhe kandidatët më përfaqësues të LDK-së dhe vizionit të saj për udhëheqjen komunale.
Gjithashtu kryetari i nëndegës i informoi të pranishmit për vizitën në Kosovë dhe marrjen pjesë në fushatën zgjedhore në Prizren së bashku me anëtarin e kryesisë z. Ali Basha në përkrahje të kandidatit të LDK-së për zgjedhjet komunale në Prizren Dr. Hatim Baxhakut.
Kryesia e nëndegës së LDK-së në Burgdorf, shpreh bindje të plotë , se Lidhja Demokratike e Kosovës do të dal fituese nga ky proces zgjedhor, njëherit fton që të bashkatdhetarët me të drejtë vote të shfrytëzojnë të drejtën e tyre elementare për të votuar.
Poashtu, në takim është biseduar edhe për organizimin e "Darkës së Lamës" në të cilën do ta bëj nëndega e LDK – së në Burgdorf.
Në vazhdim kryesia diskutoj edhe për forcimin dhe aktivitetet e kësaj nëndege në të ardhmën.