Shkolla plotësuese shqipe në Belgjikë: "Folni shqip me fëmijët tuaj", mos keni frikë se nuk u pengon kjo në shkollat belge

Diaspora

Shkolla plotësuese shqipe në Belgjikë: "Folni shqip me fëmijët tuaj", mos keni frikë se nuk u pengon kjo në shkollat belge

Nga: Ferid Shehu Më: 9 tetor 2017 Në ora: 09:37
Foto nga Shkolla plotësuese shqipe Sami Frashëri në komunën Skarbeg të Brukselit

Në Belgjikë sipas disa senatorëve dhe një prognoze demografike janë mbi 70 mijë shqiptarë. Ndërsa aktualisht në Shkollën Plotësuese Shqipe në Belgjikë mësimet i vijonë  204 nxënësa. Në shkollën plotësuese shqipe në Skarbek gjatë dy viteve të kaluara mësimet i vijuan 65 nxënësa. Në shkollën shqipe Vatra  në Molenbek ka më shumë nxënsa,79  ishin  vitin e kaluar, ku edhe është punuar mirë, por  duhet ketë më shumë nxënësa, pastaj në shkollat shqipe në  Namur, Tongeren. Arsyet pse është numri i nxënësave kaq i vogël dhe shkaqet janë të shumta.  Dominon frika se fëmijëve shqiptarë në shkollat belge u pengon fakti  nëse e mësojnë edhe gjuhën shqipe një apo dy herë në javë.Ata mendojnë se mësimi i dy gjuhëve i turbullon dhe çregullon fëmijët.  Kjo nuk është e vërtetë dhe më poshtë do të japim historikun e këtij paragjykimi te mërgimtarët dhe mendimet shkencore të ekspertëve të kësaj lëmie. 

Gjatë shekullit XIX, të folurit e një gjuhe tjetër, pos gjuhës nacionale është konsideruar jolojale, jo e mirë. Kjo i ka kontribuar shumë mendimit shumë të përhapur veçmas në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas këtij mendimi " me i arsimuar dhe edukuar fëmijët në dy gjuhë do të ishte e dëmshme 1. për shëndetin e fëmiut dhe 2 për shoqërinë në përgjithësi". Ata dyshonin se mësimi i dy gjuhëve e çregullon dhe e turbullon fëmiun dhe këta fëmijë do të mbeten më pak inteligjent, me sjellje delikuente bile edhe  do të vuanin nga shizofrenia. Këto frikësime kanë ekzistuar deri para pak kohe, bile aty këtu akoma ekzistojnë. Këto frikësime janë të pabaza mirëpo kanë ndikuar me i frikësuar prindërit  imigrantë në mënyrë që ata mos ta flasin gjuhën e vet me fëmijët e tyre.

Revista javore politike dhe kulturore frankofone belge  Courrier Intenational n.1386,datë 24-31 maj 2017 në faqet 29,30,31,32,34,35 jep përgjigje shkencore këtyre shqetësimeve. Psikolinguistja e njohur Elen Bialystok pohon "se asnjë studim kurrë nuk ka treguar se mësimi i dy gjuhëve i dëmton aftësit e fëmijëve, përkundrazi ata kanë disa përparësi sociale dhe kulturore."

Panos Athanasopoulos profesor i Psikolinguistikës në Universitetin Lancaster pohon:" Fëmiu që i flet dy gjuhë i kryen detyrat më mirë se sa fëmiu që e flet një gjuhë, si edhe fakti se femijët bilangues janë më të shpejt dhe më preciz".

Gjatë viteve 1960-ta Susan Ervin Tripp, e cila është pioniere e psikolinguistikës, ka kryer një test me femra që flasin nga dy gjuhë: anglishten dhe japonishten. Konkluzioni i saj është se " shumë njerëz pohojnë se në momentet kur e flasin një gjuhë tjetër, ndjehen si tjetër person. Personat bilang që flasin dy gjuhë kanë personalitet të ndryshëm, varësisht nga gjuha që e flasin, pra kanë vlera të dyfishta." 

Eshtë inkurajuese fakti se autoritetet zyrtare komunale belge  në komunën Schaerbeek të Brukselit,  tani është viti i tretë që ua kanë siguruar lokalet e shkollës dhe financimin per mësuesit për dy orë në javë që i bëjnë. Zaten kjo ishte premtuar në fushatën zgjedhore komunale më 2012 nga Michel De Herde Ministër i arsimit  në komunën Skarbeg dhe Burim Demiri këshilltar komunal në Kuvendin e komunes Skarbeg të Brukselit. Ata e mbajtën fjalën, na mbetet neve t'a organizojmë mësimin dhe t'i dërgojmë fëmijët  t'a mësojnë: të folurit dhe shkrim leximin shqip, recitime, valle dhe këngë popullore shqiptare. Regjistrimi dhe përcjellja e mësimeve bëhet falas në lokalet e shkollës së mesme belge France Ficher, rue General Eenens, n.66 ( 100 m.afër komunës Skarbegut). të Brukselit.

Dhe në fund fare shtrojmë pyetjen si ka mundësi që fëmijët e grave amerikane të martuara me burra francezë t'ua organizojnë disa qindra fëmijëve të vet në Francë mësimin e gjuhës se vet amtare (anglishten) dhe ajo nuk e pengon askend. Apo si ka mundësi që shkolla plotësuese turke në Belgjikë i ka disa mijëra nxënësa e neve vetëm dyqind. Eshte e vertete se në Belgjikë janë afer 200 mijë turq dhe vetem 70 mijë shqiptare, por dallimi te nxenesat eshte i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat