Arrestohet shqiptari i kërkuar për vrasje, u kap me drogë në makinë

Diaspora

Arrestohet shqiptari i kërkuar për vrasje, u kap me drogë në makinë

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 17:12
Policia greke

Një shqiptar i shpallur në kërkim, është ndaluar nga autoritetet greke, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes.

Ndalimi i tij u bë në zonën e Gorgomilos, në Prevezë. Sipas raportimeve greke, ai është një 31-vjeçar, por emri i tij nuk bëhet i ditur.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin e tij, policia gjeti një sasi prej 42 kg lëndë narkotike, marijuanë, e ndarë në 29 pako, raportojnë sot mediat lokale.

Po ashtu, atij ju sekuestruan edhe 1300 euro, si dhe 2 aparate celularë.

Ai po lëvizte me një mjet tip BMW, në pronësi te një tjetër shqiptari.

Gjatë verifikimeve, u vërtetua se ndaj këtij personi ishte lëshuar urdhër-arresti për veprën penale të tentativës për vrasje, dhe trafik droge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat