Thikën në fyt gruas, shqiptari dëshmon krimin e rëndë: Ishim duke u zënë dhe…

Diaspora

Thikën në fyt gruas, shqiptari dëshmon krimin e rëndë: Ishim duke u zënë dhe…

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 14:46
Dritan Sulollari me bashkëshorten e tij, Migena Këllezi

Dritan Sulollari, shqiptari që vrau me thikë gruan e tij Migena Këllezi, ka dhënë dëshminë e tij para uniformave blu rreth krimit të rëndë.

“Nuk kujtoj asgjë se çfarë ndodhi në dhomë. Di që ishim duke u zënë, dhe menjëherë më pas, sikur koha të ishte ndalur dëgjoj tim bir që më thërret nga dhoma tjetër”, tha ai.

Ai ka treguar se sherri kishte nisur për të njëjtat arsye që kishin kohë që ziheshin. “Sherri shpërtheu për të njëjtat shkaqe, ajo më thoshte gjithmonë që nuk punoja, që isha gjithë kohës në shtëpi. Ndërkohë që nuk kishim marrëveshje për ndarjen dhe se kujt do t’i lihej në kujdestari djali”, është shprehur Sulollari duke mos folur mbi krimin.

Mandej autori i krimit tregon se si e shmangu të birin 8-vjeçar që të shihte të ëmën e vdekur në dhomë.

“Di që shmanga tim bir që të shihte të ëmën e vdekur në dhomë dhe i thashë që isha plagosur dhe se duhet të shkoja në spital, por mos më pyesni se çfarë ndodhi kur kisha thikën në dorë dhe se si u plagosa në dorë, sepse nuk e di”- tha ai.

Nesër pritet të dalë edhe autopsia e të ndjerës, ndërkaq që do të zhvillohet edhe seanca gjyqësore për vendosjen e masës së sigurisë ndaj autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat