Fqinja greke masakron me thikë shqiptarin në Kretë, vdes babai i dy fëmijëve

Diaspora

Fqinja greke masakron me thikë shqiptarin në Kretë, vdes babai i dy fëmijëve

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 11:22
Policia greke

Një shtetase greke ka therë me thikë një shqiptar në Kretë të Greqisë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Shqiptari 35-vjeçar, baba i dy fëmijëve, kishte dalë rreth orës 01:00 pas mesnatës nga shtëpia e tij dhe kishte shkuar te fqinja greke, e cila kishte ngritur muzikën dhe po shkaktonte rrëmujë.

Ajo ishte në krizë totale, pasi ishte përdoruese droge. Kur fqinja greke 26-vjeçe e kishte parë shqiptarin që po vinte, kishte marrë një thikë në kuzhinë dhe e kishte sulmuar menjëherë, duke e goditur disa herë në kraharor, transmetojnë mediat greke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat