Luftë mes shqiptarëve dhe rusëve në Austri, shqiptarët dalin “fitues” - Bota Sot
Luftë mes shqiptarëve dhe rusëve në Austri, shqiptarët dalin “fitues”

Diaspora

E mërkurë, 22 nëntor 2017

Luftë mes shqiptarëve dhe rusëve në Austri, shqiptarët dalin “fitues”

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 07:32
ilustrim

Gjatë një zënke në mes disa personave, natën e së dielës, në Klagenfurt të Austrisë janë lënduar pesë persona, ndërsa një rus 20-vjeçar ka marrë lëndime të rënda me thikë.

Pak para mesnatës, në një lokal të lagjes St. Ruprecht është shkaktuar një zënkë në mes të disa personave shqiptarë dhe rusë. Me këtë rast, një rus 20-vjeçar është plagosur rëndë me thikë dhe nga persona deri më tani ende të panjohur, është dërguar në spitalin më të afërt në Klagënfurt, shkruajnë mediet austriake, njofton portali „Shtegu“.

Sipas deklaratave të policisë austriake, katër persona të tjerë janë lënduar duke pësuar plagë me pasoja të pacaktuara dhe personalisht kanë shkuar në spital. Ende mbetet e paqartë përse është shkaktuar zënka dhe nëse ka pasur edhe pjesëmarrës të tjerë, ndërsa policia është duke e hetuar rastin.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test