Kryetari Haliti takon bashkatdhetarët tanë në Radstad të Austrisë

Diaspora

Kryetari Haliti takon bashkatdhetarët tanë në Radstad të Austrisë

Nga: Aziz Zuka Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 15:43
Pamje nga takimi me mërgimtarët i kryetarit Haliti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me ftesë të Shoqatës Kulturore Shqiptare "Kosova" po qëndron për vizitë në Radstad të Austrisë. Në vazhdë e kësaj vizite ai po ashtu ka marrë pjesë edhe në manifestimin e organizuar nga kjo shoqatë për nder të 28 Nëntorit.

Kryetari Haliti ju është drejtuar mërgimtarëve  edhe me një fjalë rasti ku ndër tjerash çmoj lartë kontributin e bashkatdhetarëve tanë për vendin, të cilët me ndihmat e tyre e investime dhe ndihma të tjera financiare po ndihmojë e mirëqenien e familjeve të tyre në Kosovë përkatësisht në komunën e Vitisë.

E në ditët në vijim kryetari Haliti do të zhvilloj edhe disa vizita në veçanti me mërgimtarët tanë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat