E fiksuar pas parfumeve/ Shqiptarja nuk përmbahet në Itali, mbush çantën plot por…

Diaspora

E fiksuar pas parfumeve/ Shqiptarja nuk përmbahet në Itali, mbush çantën plot por…

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 19:07
Ilustrim

Një 20-vjeçare shqiptare është arrestuar në Ankona të Italisë, pasi u kap duke vjedhur.

Ditën e djeshme, rreth orës 17.30 të pasdites, 20-vjeçarja shqiptare hyri në brendësi të dyqanit dhe filloi të bënte veprime të dyshimta në raftet e parfumeve.

Por sjellja e saj nuk kaloi pa u vënë re dhe menjëherë u lajmëruar policia. 20-vjeçarja pasi pagoi vetëm një parfum, që e përdori për dredhi për të shtëpuar nga vjedhja e shumë të tjerëve, dhe u largua drejt daljes.

Por rojet e sigurisë arritën ta ndalnin në kohë 20-vjeçaren, që pasi e kontrolluan brenda çantës gjetën aty një duzinë parfumesh të markave të ndryshme.

Malli i vjedhur, që arrinte vlerën e 300 eurove, u rikthye tek pronari, ndërsa e reja u dërgua në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat