Festa e Flamurit u kremtua në Jönköping

Diaspora

Festa e Flamurit u kremtua në Jönköping

Nga: Ramadan Reshitaj Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 16:12
Festa ne Jönköping

Unioni i Shoqatave Shqiptare ne Suedi, cili në gjiun e vet tubon rreth 40 shoqata kulturore e sportive shqiptare, festën e 28 Nëntorit – Ditën e Famurit dhe Përvjetorin e 105 të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë e kremtoi në qytetin e bukur të Jönköpingut. Nikoqire e organizimit të këtij manifestimi ishte Shoqata e këtushme kulturore ”Liria” e cila bashkë me Ditën e Flamurit e shënoi edhe 25-vjetorin e themelimit dhe të veprimtarisë së suksesshme.

Manifestimi qëndror i Unionit u mbajt në Shtëpinë e kulturës së qytetit, ndërsa ai u hap me intonmin e Hymnit Kombëtar Shqiptar. Kryetari shoqatës ”Liria”, Avni Asani në fjalën e tij përshëndetëse, para anëtarëve të shoqatës dhe bashkëkombasëve të Jönköpingut e të qyteteve për rrethpërkujtoi sakrificat e popupullit shqiptar nder shekuj për liri dhe për pavarësi. Ai me pietet përmendi të rënët për liri dhe kontributin e patriotëve shqiptarë për lirinë e pavarësinë që gëzojmë sot si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Dita e 28 Nëntorit, është ditë e shenjtë e jona, kurse Flamuri Kombëtar

është simbol rreth së cilit bashkohen të gjithë shqiptarët ku do që ata janë, tha  mes tjerash Asani.

Ai gjithashtu foli edhe për veprimtarinë 25 vjeçare të shoqatës ”Liria”, për të cilën tha se është qerdhe e nngrohtë e shqiptarëve që jetojnë në Jönköping dhe më gjërë.

Në emër të kryesisë së Unionit, të pranishmit i përshëndeti Ahmet Bella, sekretar. Pasi ua uroi Ditën e 28 Nëntorit, ai në emër të kryesisë së këtij asociacioni nderoi me Mirënjohje Publike shoqatën ”Liria” dhe kryetarin e saj Avni Asanin.

Në anën tjetër kryesia e shoqatës ”Liria” për nder të shënimit të përvejtorit të themelimit të shoqatës, me mirënjohje nderoi 10 veprimtare e veprimtarë.

Festa ne Jönköping vazhdoi deri në orët e mëngjesit me një reportuar të pasur të këngëtart të njohur që kishte ardhur enkas nga Kosova, Yll Demajt.

Me manifestime festive, Ditën  e 28 Nëntorit e festuan edhe shoqatat tjera lokale, anëtare të Unionit Shqiptar në Suedisi në Borås ku kremtoi Shoqata ”Dardania”, në Nybro ku manifestim organizoi shoqata ”Ilirida”, disa shoqata në Malmö dhe në qytete të  tjera të Suedisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat