Urim i Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit” për Festën e Flamurit - Bota Sot
Urim i Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit” për Festën e Flamurit

Diaspora

E enjte, 14 dhjetor 2017

Urim i Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit” për Festën e Flamurit

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Me rastin e 28 Nëntorit, festës sonë kombëtare që është e të gjithë shqiptarëve pa dallim krahine feje apo ideje, pa dallim vendi se ku jetojmë:në Shqiperi,Dardani, Çameri apo vise tjera etnike shqiptare dhe në Diasporën e madhe atdhetare, shoqata jonë ’’ Trojet e Arbrit ’’ ju uron këtë festë të madhe kombëtare! Festa e Flamurit duhet të na bashkoj dhe të na tregoj rrugën se asesi nuk duhet ta humbim mendjën dhe të marramendemi duke marrë në thua por duhet ecur drejtë koklartë dhe të pathyer deri në ditën e bashkimit të gjithë shqiptarëve në një shtet të vetëm.

Një urim i veçantë për të gjithë ato familje të heronjëve që u sakrifikuan për Shqiperinë Etnike, dhe që ka gati tetë dekada që nuk kemi mundesi me ju ndezë një qiri apo me ju dergu një lule tek varret sepse janë pa varre, dhe këta nuk janë pak por janë dyzet e shtatë mijë shqiptarë anë e kënd trojeve të Arbërit. Urim edhe për ata shqiptarë dhe shqiptare që për çështjen e shenjët kombëtare veprojnë dhe punojnë 365 ditë në vit pa u ndalur asnjëherë.

Urimi sidomos vjen edhe për antarët e Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë ’’Trojet e Arbrit ’’ të cilët me mendjen dhe penën e tyre janë duke i ndriçuar momentet dhe ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare shqiptare. Ndërsa të tjerve iu bëjmë me dije se projekti ynë shkencor dhe politikë për një Shqipëri Etnike dhe demokratike po bëhet realitet, me një fjalë ne ka trembëdhjetë vjet që kemi ardhur në aspektin shkencorë dhe atdhetarë dhe së shpejti do të vijmë edhe me aspektin politikë ku do t’i prijmë vallës politike për një Shqipëri Etnike duke bashkuar intelektualët dhe atdhetarët shqiptarë nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare dhe Diaspora e madhe atdhetare. Urime gëzuar dhe për shumë vjet të vjetëve e festofshim- Ditën e Flamurit! Ditë e cila mbeti e papërfunduar tash e njëqind e pesë vjet më radhë. Pra ,është ditë e cila zgjati njëqind e pesë vjet por që së shpejti do të bëhet realitet.

Në emër të Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptare’’ Trojet e Arbrit’’ Festen e Flamurit ju uron, Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test