Forumi i Bizneseve nga mërgata Shqiptare po vazhdojnë takimet në Prishtinë - Bota Sot
Forumi i Bizneseve nga mërgata Shqiptare po vazhdojnë takimet në Prishtinë

Diaspora

E martë, 12 dhjetor 2017

Forumi i Bizneseve nga mërgata Shqiptare po vazhdojnë takimet në Prishtinë

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 23:56
Forumi i Bizneseve nga mërgata Shqiptare

Forumi i Bizneseve nga mërgata Shqiptare po vazhdojnë takimet në Prishtinë, me institucionet e vendit që po priten nga shumë Komuna tona afaristët të suksesshëmm nga mërgata.

Qëllimi i Bisneseve Shqiptare është që të shikohet mundësia që ekonominë e vendit ta zhvillojnë ashtu si në Evropë, dashtë Zoti që shumë Biznese Shqiptare të jenë promotor i fuqizimit të Bizneseve në vend. Është e veqantë se biznismenat tanë e kanë interesin për vendin tonë që të gjejnë hapsirë dhe përkrahje nga komunat tona për lehtësimin e Bizneseve. Në takimin e Forumit marrin pjesë shumë biznismen si: Lazim Destani, Nazar Mehmeti, Nazmi Vinqa, Gani Nuha, Bekim Shyti, Bekim Brestovci, Haki Godanci, Vllaznim Kelmendi, Besnik Kelmendi e shumë biznismen tjerë nga mërgata Shqiptare.

Është e vetmja shpresë për qytetarët tanë që nga biznismenat tanë të krijojnë hapsirë për një ekonomi stabile dhe mundësi punësimi që rinia jonë të kenë prespektivë që të jetojnë në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test