Flamuri kuq e zi në shtizën e ndërtesës qeveritare në Stamford

Diaspora

Flamuri kuq e zi në shtizën e ndërtesës qeveritare në Stamford

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 27 nëntor 2017 Në ora: 18:45
Flamuri shqiptar

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, u festua të djelën në mesdrek, edhe qendrën e qytetit të Stamford - Connecticut ( Konektiket ) . Veprimtaria e komunitetit shqiptar është udhëhequr nga filantropisti i njohur shqiptar Richard Lukaj , dhe ka kulmuar në orën 12 të mesditës, kur një flamur shqiptar gjatë intonimit të Himnit Kombëtar Shqiptar, u ngritë deri në majën e shtizës, para ndërtesës qeveritare,.

Ngritaj e flamurit kuq e zi në shtizën e lartë të ndërtesës qeveritare në këtë qytet me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, është një shenjë respekti dhe mirënjohje edhe për atë çfarë kanë bërë për Shqipërinë, Kosovën dhe çështjen shqiptare Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ceremonia e ngritjes së flamurit në Stamford, u shoqërua me fjalime si dhe muzikë, valle tradicionale shqiptare dhe shfaqje teatrore nga amatorë dhe profesionistë në komunitetin shqiptaro-amerikan, të cilën sipas gazetës “Stamford Advocate”, e ka organizuar Qendra Rinore Shqiptare me bazë në Satmford - Connecticut. 

Veprimtari Richard Lukaj, i tha gazetës tonë, se :’Ne keshim kënaqësinë të që Ceremoninë Vjetore të Ngritjes së Flamurit në Qendrën e Stamfordit, të nderojmë 28 Nëntorin – Ditën Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nga Plaku i mençur e patriot Ismail Qemali së bashku me patriotët e tjerë të mbledhur në Vlorë, nga e gjithë Shqipëria, Kosova, dhe viste shqiptare”.

Ai theksojë se në këtë ceremoni u përfshinë një numër folësish, zyrtar të lart lokal , kongesistë dhe senator të shtetit, veprimtar të nderuar të  komunitetit shqiptar dhe u dha një program i pasur atristik, që përfshiu shfaqje muzikore, valle tradicionale shqiptare dhe shfaqje teatrore nga amatorë dhe profesionistë të komunitetit shqiptaro-amerikan”

Kështu Dita Pavarësisë së Shqipërisë, e festuar për çdo vit, nga Shqiptarët e Amerikë, 28 Nëntori 1912, është festa më e madhe mbarë kombëtare për të shënuar datën që Shqipëria shpalli sovranitetin nga Perandoria Osmane në vitin 1912.

Flamuri më i bukur në botë, flamuri i Shqipërisë, përmban një shqiponjë të zezë me dy kokë në qendër të një sfond të kuq si gjaku i atyre që kan rënë për këtë flamur.

Shqiptaro-amerikanët që festuan ditën e pavarësisë në Stamford më 29 nëntor me një Ceremni në Qendrën e Qeverisë së Stamford-it, e organizojnë këtë vperimtari për çdo vjet këtë dekadën e fundit.dhe përcjelin për të gjithë kombin shqiptar urimin Gëzuar Dita Pavarësisë së Shqipërisë, Dita e Flamurit kuq e zi.

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, është shënuar me ceremoni të bukuar me ngritjes së flamurit kuq e zi , edhe në disa shtete të tjera të Amerikës, aty ku jetojnë më së shumti shqiptarët në SHBA.(photo credit Stamford Avocate).

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat