Një tjetër studente shqiptare gjendet e vdekur në Itali

Diaspora

Një tjetër studente shqiptare gjendet e vdekur në Itali

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 21:55
Ilustrim

Një studente shqiptare në Trieste është gjetur në gjendje të rënduar në dhomën e saj por edhe pas ndërhyrjes  për rreth një orë të bluzave të bardha nuk ka mundur të mbijetojë.

Një ngjarje e rëndë raportohet këtë të enjte, ku një studente shqiptare është gjetur në gjendje të rënduar brenda në dhomën e saj në konvikt, duke ndërruar jetë pak minuta më pas.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Trieste të Italisë, ndërsa viktima mësohet të jetë 21 vjeçarja Floriana Xheka.

Sipas mediave italiane, studentja shqiptare është gjetur rreth orës 24 e 40 të ditës së djeshme nga disa studentë të tjerë, në dhomën e konviktit E3 në Fabio Severo në Trieste.

Menjëherë  është  telefonuar urgjenca duke parë gjendjen e saj të rënduar.

21 vjeçarja shqiptare mësohet se është transportuar me urgjencë në spital, ku është mbajtur në jetë për  të paktën 1 orë. Por fatkeqësisht vajza ka ndërruar jetë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat