Numri i shqiptarëve që punojnë në Itali - Bota Sot
Numri i shqiptarëve që punojnë në Itali

Diaspora

E enjte, 14 dhjetor 2017

Numri i shqiptarëve që punojnë në Itali

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 16:28
Ilustrim

Shqiptarët janë komuniteti më i madh i huaj në forcën punëtore të Italisë. Instituti italian i Sigurimeve Shoqërore raportoi se aktualisht në Itali janë 250 mijë shqiptarë të punësuar në mënyrë të rregullt, të cilët paguajnë taksa dhe sigurimet shoqërore.

Sipas të dhënave, pas shqiptarëve në vendin e dytë për nga numri i të punësuarve, renditen marokenët me 225 mijë të punësuar dhe në vendin e tretë renditet shtetasit kinez me 203 mijë të punësuar.

Por përveçse përbëjnë numrin më të madh të të punësuarve, shqiptarët janë dhe një nga komunitetet e huaja me fuqinë më të madhe ekonomike në Itali. Sipas Fondacionit “Leone Moresa”, shtetasit shqiptarë që punojnë në Itali, raportojnë mesatarisht 3.5 deri në 3.7 miliardë euro të ardhura në vit.

Kjo shifër është saktësisht sa gjithë buxheti i shtetit ose sa 30 për qind e prodhimit kombëtar të Shqipërisë. Emigrantët janë një burim i rëndësishëm ekonomik, jo vetëm për vendin pritës, ku kontribuojnë në prodhimin kombëtar dhe arkën e shtetit përmes taksave, por edhe atë të origjinës.

Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, në dhjetë vitet e fundit, emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë kanë dërguar mbi 7 miliardë euro pranë familjeve të tyre në Shqipëri. Pjesa dërrmuese e tyre ka ardhur nga vetëm dy vende, Italia dhe Greqia, ku gjendet dhe numri më i madh i shqiptarëve të emigruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test