Doli nga shtypi libri studimor Kushtrimi i At Shtjefën Gjeçovit “Të hapim shkollën shqipe në fshat” - Bota Sot
Doli nga shtypi libri studimor Kushtrimi i At Shtjefën Gjeçovit “Të hapim shkollën shqipe në fshat”

Diaspora

E premte, 15 dhjetor 2017

Doli nga shtypi libri studimor Kushtrimi i At Shtjefën Gjeçovit “Të hapim shkollën shqipe në fshat”

Nga: Lekë Mrijaj Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 17:42
Ballina e Librit

Të flasësh, shkruash për personalitetet e kauzës siq është At’ Shtjefën Gjeçovi, në fakt nuk do të thotë asgjë tjetër, veçse të përkulesh shpirtërisht dhe fizikisht para veprës së tij monumentale, vepër të cilin e ka bërë për ne, dhe kështu historia e tij do të percjellët në brezat e ardhshëm shqiptarë.

Andaj sot në orët e paraditës doli nga shtypi libri studimor: Kushtrimi i At Shtjefën Gjeçovit “Të hapim shkollën shqipe në fshat, që janë punimet të permbledhura nga të gjithë referuesit gjatë sesionit shkencor të mbajtur me 25 korrik 2017 në Kishën “Shën Gjon Pagëzuesit” në Zllakuqan. Librat e tillë si ky libër studimor, Kushtrimi i At Shtjefën Gjeçovit “Të hapim shkollën shqipe në fshat” e mundin harresën për të kaluarën, e sidomos zbardh gjithçka që pikërisht ndriçon veprimet gjenocidiale e kriminale të të dyja perandorive famkeqe pushtuese mesjetare aziatike, pra perandorisë otomane dhe asaj serbo-karpatiane, gjë qe kjo e fundit përmes hijeve të zeza ia mori edhe vet jetën personalitetit karizmatik për Arsim, Fe e Atdhe, At’ Shtjefën Gjeçovit. Ky libër studimor e monografik është një thesar në vete me disa fjalime, kumtesa, poezi, reportazhe e album fotografik të manifestimit të përmbledhura ku vërtetë në këtë libër shfaqet një mesazh i qartë që të rikujton veprën madhore të françeskanit e kolosit të spikatur të arsimit në hapje të shkollës shqipe në Zllakuqan e gjetiu nga ana e At’ Shtjefën Gjeçovit. Është një libër që u botua nga Shtypshkronja prestigjioze "Lena Graphic" e Shtëpia botuese “Rozafa” Prishtinë. Për botuesin Ramadan Mehmeti - Biblioteka “Konica”. Kryeredaktor Prend Buzhala, redaktor Pal Canaj, redaktimin gjuhësor e bëri Mikel Gojani, e që ishte nën përcjelljen e redaksisë; d. Izak Dodës, d. Pal Tunaj, Lekë Mrijaj, Dodë Ndrecaj, Nikë Frroku, ndersa dizajnin dhe kopertinën e librit e bëri Ardit Gashi. LIbri në fjalë është i regjistruar me ISBN 978-9951-02-360-3

Është një libër modest studimor për kah vëllimi, ngërthen në brendinë e kopertinave të saj, fjalën përshëndetëse të imz. Dodë Gjergji, Ipeshkv i Ipeshkvisë së Administraturës së Kosovës, ndersa në vend të hyrjes janë fjalimet e prof. Pal Canaj, Pashk Përnokaj ( pasardhësi i Zef Cubit ), dr. Haxhi Ibishi, Kryetar i Asmablesë Komunale Klinë, d. Izak Dodës, famullitar i kishës “Shën Gjon Pagëzuesi” Zllakuqan, d. Bardhec Zymi, famullitar në Gllaviqicë me poezin dedikuar At Shtjefën Gjeçovit, d. Pal Tunaj, moderator e koperator në kishën “Shën Antonit” Gllogjan, e referues të tjerë të manifestimit: d. Franë Sopi, famullitar në kishën “Shën Katarina” në Pejë, patër Ndue Kajtazi, prof. Mikel Gojani, shkrimtari Frrok Kristaj, prof. Hajdin Morina, drejtor i DKA-së - Klinë, d. Lush Sopi, famullitar në kishën “Shën Rroku” në Novosellë” – Gjakovë, Tomë Mrijaj, studiues e analist - New York, prof. Nikollë Kërhanaj, prof.dr. Arben Arifi , Instituti i Historisë “Ali Hadri”– Prishtinë, prof. Ndue Dedaj, Dr. Ing. Mark Palnikaj, prof. Prend Buzhala, analistja Suzana Gjergji, e publicisti Lekë Mrijaj.

Vlen të theksohet se evenimenti kulturor që është mbajtur me 25. Korrik. 2017 në kuadër të 120 vjetorit të hapjes së shkollës shqipe në Zllakuqan, nuk do të ishte e mundur të bëhët pa punën e Këshillit Organizativ, eveniment që drejtohej nga famullitari d. Izak Dodës, dhe të një Forumi të Intelektualëve Klinas, prof. Prend Buzhala, prof. Pal Canaj, prof. Mikel Gojani, publicisti Lekë Mrijaj, d. Ben Zymi, famullitar në kishën e “Shna Kryqit Gllaviçicë, prof. Dodë Nrecaj, d. Pal Tunaj koperator meshtar në famullinë e Gllogjanit, e Nikë Frroku veteran i UÇK-së.

Sponzorizimin e këtij manifestimi në 120 vjetorin e hapjes së shkollës shqipe nga ana e At Shtjefën Gjeçovit e memorialin të ngritur dhe botimin e këtij libri i pari fuqishëm e sponzorizoi shkrimtari, studiuesi e analisti i ynë i spikatur lugdrinas që jeton dhe vepron në Bronx të New Yorkut, z. Tomë Mrijaj me një vlerë prej 800 dollarësh.

Njëkohësisht me shuma të tjera simbolike ndihmuan edhe disa të tjerë vullnetmirë dr. Ukë Berisha - Klinë 150 euro, Tomë Nikollë Gjokaj- Bërkovë 100 €, Tomë Duhanaj – SHBA 100 €, Mhill Velaj - Gllogjan-SHBA 100 €, Tush Lekë Markaj - Bërkovë 100 €,  Kristë Nue Gjergjaj - Kryshevë e Vogël 100 €, publicisti e afaristi Krist Pashk Gjini – Klinë 100 €, Kompania “Premarket – Klinë 100 €, mërgimtari Gjon Pren Bekaj - Krushevë e Madhe 100 €, përkthyesi prof. Dodë Ndrecaj-Klinë 50 €, d. Pal Tunaj - koperator famullitar Gllogjan 50 €, Pashk Përnokaj - Zllakuqan 50 €, prof. Bardhec Prenaj Klinë 50 €.,  dr. Palush Prenaj – Klinë 50 €, Avgustin Lazraj – Zllakuqan 50 € , Hil Gjokaj - Krushevë e Madhe 50 €, Pal Mrijaj – Zllakuqan 50 € , Mark Lleshaj –Zllakuqan 20 €, Gjokë Lleshaj – Zllakuqan 20 fr, Pjetër Lleshaj, Pjetër Simoni, Tomë Lleshaj, Bekim Lleshaj, Gjergj Simoni, Lekë Lleshaj, Tush Lleshaj – Zllakuqan me nga 10 €, Familja e Gjergj Nue Qunit – Dollc 100 fr, dhe Lekë Selmani – Radulloc që ishte punëkryerës i çështjeve teknike rreth vendojës së memorialit. Librat e tilla studimore janë libra të cilat nuk duan ta sfidojnë lexuesin por ta spikasin edhe më shumë me dije për atdhetarizmin, arsimimin dhe sakrificën e personaliteteve karizmatike si dhe ngjarjet më të mëdha historike të cilat i kem përjetuar neve si popull si në Zllakuqan të Lugut të Drinit, e në mbarë Trojet Tona Etnike të Mbretit Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.

Përmes këtij reportazhi gazetaresk Këshilli Organizativ i falënderon të gjithë mbeshtetësit e sponzorizuesit e përmendur më lartë për kontributin e dhënë në organizimin e këtij manifestimi kulturor e shkencor, vëndosjen e memorialit si dhe botimin e këtij libri studimor - Kushtrimi i At Shtjefën Gjeçovit “Të hapim shkollën shqipe në fshat”.

Faleminderit shumë të dashur vullnet mirë, Zoti ju bekoftë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test