Goditet me thikë i riu shqiptar, në gjendje të rëndë - Bota Sot
Goditet me thikë i riu shqiptar, në gjendje të rëndë

Diaspora

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Goditet me thikë i riu shqiptar, në gjendje të rëndë

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 21:14
ilustrim

Një shqiptar është goditur me thikë në Milano të Italisë dhe sipas raportimeve të fundit, gjendja e tij është e rëndë.

Plagosja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte në shërbim në një “McDonald’s” në qendër të Milanos, ku punonte si agjent ‘security’.

29-vjeç me ‘letra’ italiane ka marrë njoftimin nga menaxheri i biznesit përmes qendrës operative telefonike, se një grup afrikanësh kishin hyrë në “Fast Food”, nuk po konsumonin gjë dhe po bezdisnin klientët e tjerë.

Punonjësi shqiptar i sigurisë ka ndërhyrë duke i larguar. Por, në momentin kur 29-vjeçari dhe ‘të përjashtuarit’ ishin në shesh (jashtë biznesit), e kanë goditur me shqelma dhe grushte. Në vrazhdën e dhunës, i riu është goditur me thikë në shpinë.

Gjendja e rëndë

I plagosuri u transportua në spital me “kod të verdhë” dhe aty u qartësua se kishte marrë një plagë disa cm lart fund shpinës. Gjithashtu ka pësuar një frakturë në nofull dhe dëmtime në shpatulla.

Pasi u transportua në spital, gjendja e të riut është përkeqësuar dhe është aplikuar “kodi i kuq”, raporton “tg24”. Megjithatë raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet

Hetuesit kanë marrë pamje nga kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar autorët. Sipas dëshmitarëve, ishin rreth 10 agresorë. Raportohet se shqiptari është sulmuar sapo i ka shoqëruar te dera e biznesit personat ‘problematikë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test