Deputetët mirëpresin marrëveshjet e nënshkruara me Shqipërinë për Diasporën - Bota Sot
Deputetët mirëpresin marrëveshjet e nënshkruara me Shqipërinë për Diasporën

Diaspora

E enjte, 14 dhjetor 2017

Deputetët mirëpresin marrëveshjet e nënshkruara me Shqipërinë për Diasporën

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 17:30
Pamje nga takimi

Kryesuesja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh deputeti Visar Ymeri, dhe anëtarët e tjerë të komisionit parlamentar i kanë mirëpritur marrëveshjet e arritura me Republikën e Shqipërisë në fushën e diasporës dhe kanë kërkuar implementimin sa më të shpejtë të tyre, njofton Ministria e Diasporës përmes një komunikate për media.

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka raportuar para Komisionit për strategjitë dhe politikat e ministrisë për Diasporën dhe sektorin e investimeve strategjike.

“Kemi nënshkruar tri marrëveshje në fushën e diasporës me Republikën e Shqipërisë. Ndërsa në fushën e investimeve nga viti 2007 ka pasur rënie të investimeve, ndërkaq presim gjatë këtij muaji të listojmë investitorin e parë strategjik në Republikën e Kosovës”, ka  thënë Gashi.

Ndërkohë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh deputeti Visar Ymeri, ka kërkuar të informohet për çështjen e Kartonit të Gjelbër dhe zgjidhjen për këtë, ndërkaq ka pyetur edhe për 5 ulëset e rezervuara në Kuvend për Diasporën.

“Të rejat në këtë aspekt janë se kemi arritur ta përgjysmojmë tarifën, ndërsa deri në heqjen e tërësishme të policave kufitare po punojmë në këtë drejtim dhe kjo do të ndodhë në fazën e ardhshme. Tani procesi i blerjes së këtyre policave ka avancuar në atë elektronik, për t’i ulur pritjet e diasporës gjatë kthimit në atdheun e tyre. Sa u përket ulëseve të rezervuara për Diasporën, kjo çështje është sa kushtetuese, aq edhe vullnet politik”, është përgjigjur Gashi.

Deputetët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike janë informuar edhe për buxhetin e Ministrisë, funksionimin e fazës së investimeve strategjike, ligjet në fuqi dhe ato që priten të hyjnë në të mirë të Diasporës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test