Memorandum bashkëpunimi për të ndihmuar familjet e ndara nga migrimi - Bota Sot
Memorandum bashkëpunimi për të ndihmuar familjet e ndara nga migrimi

Diaspora

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Memorandum bashkëpunimi për të ndihmuar familjet e ndara nga migrimi

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 17:59
Pamje nga takimi

Ndihma për familjet e ndara dhe humbin kontaktet me anëtarët e tyre, si rrjedhojë e migrimit apo situatave të tjera që kërkojnë ndërhyrje humanitare është në qendër të memorandumit të bashkëpunimit të firmosur sot.

Memorandumi u firmos midis Ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjoni dhe Presidentit të Kryqit të Kuq Shqiptar, Ylli Alushi.

Ky memorandum bashkëpunimi gjithashtu ka për qëllim shkëmbimin e informacionit, ne mënyrë të tillë që të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së njerëzve, të cilët janë ndarë me të afërmit e tyre, si rezultat i migracionit ose rrethanave të tjera të cilat kërkojnë ndërhyrje humanitare.

Një tjetër qëllim, është që të krijojnë procedura, me anë të të cilave të ndihmojnë në shkëmbimin e informacionit të Kryqit të Kuq midis të afërmeve të familjeve të ndara, kur nuk ka mënyra të tjera komunikimi, dhe të koordinojnë veprimet për c?ështjet që kanë të bëjnë me dhënien e ndihmës së specializuar kur është e nevojshme.

Është e domosdoshme të vendosen procedura bashkëpunimi, për të marrë pjesë në ndihmën ndaj familjarëve në Shqipëri të cilët kanë humbur kontaktet më të afërmit e tyre që kanë shkuar në migracion dhe informimin mbi hapat që duhen ndjekur, nëse ekziston mundësia e kushteve të transferimit të vuajtjes së dënimit të tyre në sistemin e burgjeve në Shqipëri, pranë familjarëve të tyre, në përputhje me parashikimet e marrëveshje dy ose më shumë palëshe.

Në fjalën e tij Ministri Majko u shpreh se ,“krahasuar me numrin e popullsisë te migrantëve tanë jashtë vendit, nuk duhet harruar se kemi dhe njerëz të cilët sot ndodhen të burgosur nëpër burgjet Europës, të cilët janë pjesë e jona dhe si e tillë, meritojnë vëmendjen dhe ndihmën institucionale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test