Kokainë të mbushur me pastë dhëmbësh, shqiptari i shpëton nuhatjes së qenve por…

Diaspora

Kokainë të mbushur me pastë dhëmbësh, shqiptari i shpëton nuhatjes së qenve por…

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 15:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shqiptar është kapur në Itali me kokainë. Sipas mediave italiane një patrullë e Kompanisë së Guardia di Financa e Laurias, ka identifikuar një makinë të dyshuar “Renault Megane Scenic”, në një zonë pushimi përgjatë autostradës A2 të Mesdheut midis kryqëzimeve të Lagonegro Sud dhe Lauria Nord.

Gjatë kontrollit, shoferi i cili ishte i vetëm në mjet, një shqiptar 42 vjeç në fillim u tregua i qetë dhe i ftohtë, duke u përpjekur t’i jepte punonjësve të policisë të dhëna qetësuese rreth rrethanave të udhëtimit të tij.

Megjithatë, ai referoi të dhëna kontradiktore të njëpasnjëshme, duke dhënë versione të ndryshme të origjinës dhe destinacionit.

Pasi nuk janë bindur nga deklaratat e shqiptarit policët kanë kontrolluar imtësisht makinën ku kanë gjetur të fshehur 1 kg kokainë.

Pakoja që përmbante kokainën, e cila nuk ishte e dallueshme nga një pamje e parë në ndarjen së motorit, ishte me një mbështjellës plastike me vakum, letër celofani dhe jashtë, në një qese plastike.

Paketimi ishte mbushur me një substancë xhelatinoze, ndoshta pastë dhëmbësh.
Këto modalitete zakonisht adoptohen për të kufizuar mundësinë e zbulimit nga qentë e anti-drogës.

Kokaina e kapur rreth  një kilogram, në analizën e parë, ka treguar një shkallë pastërtie prej 80%.
Hetuesit besojnë, se mund të nxirreshin 5,000 doza për shitjet me pakicë, me të ardhura mes 50,000 dhe 60,000 eurove.

Çmimi i drogës me shumicë është rreth 30-35 mijë euro. 42-vjeçari shqiptar u arrestua në flagrancë dhe është dërguar në burgun e Potenzas.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat