Sherr në një lokal nate në Greqi, plagoset 32-vjeçarja shqiptare - Bota Sot
Sherr në një lokal nate në Greqi, plagoset 32-vjeçarja shqiptare

Diaspora

E martë, 23 janar 2018

Sherr në një lokal nate në Greqi, plagoset 32-vjeçarja shqiptare

Më: 3 janar 2018 Në ora: 12:42
Greqi

Gjatë një sherri të ndodhur në qytezën e Spartës në Greqi, mësohet se një grua shqiptare ka mbetur e plagosur.

Siç bëjnë me dije mediat greke, sherri ka ndodhur në një lokal nate, ku dy persona nga Gjeorgji janë konfliktuar me 4 persona të tjerë, ku për pasojë mbeti i vdekur një 61-vjeçar, si dhe plagosjen e 4 të tjerëve.

I vdekur mësohet se ishte pronari i lokalit, ndërsa mes të plagosurve ishte edhe një shqiptare e moshës 32-vjeçare, e cila është dërguar në spital.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i shqiptares së plagosur, ndërsa lidhur me ngjarjen dy gjeorgjianë u vunë në pranga nga policia greke.

Nga dëshmitë e para të të pranishmëve në lokal, bëhet e ditur se 32-vjeçarja mbeti e plagosur aksidentalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test