Aksident i rëndë, vajza shqiptare në luftë me vdekjen

Diaspora

Aksident i rëndë, vajza shqiptare në luftë me vdekjen

Më: 3 janar 2018 Në ora: 16:46
Pamje nga aksidenti

Një vajzë e re shqiptare ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident të ndodhur këtë mëngjes në autostradën A4 në Itali.

Automjeti që drejtonte vajza shqiptare identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur (me banim në Martellago, Venezia) u përplas me një tjetër makinë. Më pas, përfundoi jashtë rruge duke u përplasur me një gardh metalik.

Vajza është transportuar në spital, ndërsa shoferi i makinës tjetër të përfshirë në aksident, raportohet se nuk ka marrë lëndime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat