Masakra ndaj gruas në Itali, lirohet një nga shqiptarët

Diaspora

Masakra ndaj gruas në Itali, lirohet një nga shqiptarët

Më: 8 janar 2018 Në ora: 19:11
Lisand Ruzhdija

51-vjeçari shqiptar Agim Ajdinaj, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij marokene Khadija Bencheickh, 46-vjeçe, ka mbetur në burg.

Ndërkaq, mediat italiane raportojnë se është liruar nga qelia nipi i tij. Ky i fundit akuzohet si bashkëpunëtor në krimin makabër të gruas, trupi i pajetë i së cilës u transportua në një me ullishte në Gardoni.

Trupi i gruas u gjet i masakruar mbrëmjen e 30 dhjetorit, ndërsa ishte braktisur në një zonë me ullishte në Valeggio sul Mincio, në Gardoni (Verona).

Sot, gjykatësja e gjykatës në Verona, Paola Vaça ka shpallur të ligjshëm arrestimin e Ajdinajt dhe nipit të tij Lisand Ruzhdija, 27 vjeç.

Megjithatë, masa e arrestit me burg u vendos vetëm për 51-vjeçarin, ndërsa nipi i tij është liruar nga qelia. Ai do të hetohet në gjendje të lirë.Ndërkohë, këtë të hënë, karabinierët kanë vijuar hetimet në banesën ku jetonte 51-vjeçari shqiptar dhe gruaja marokene, që ndodhet pranë stadiumit ”Bentegodi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat