Itali, asfiksohet në banesë familja shqiptare 6 anëtarëshe

Diaspora

Itali, asfiksohet në banesë familja shqiptare 6 anëtarëshe

Më: 12 janar 2018 Në ora: 19:21
Pamje nga ngjarja

Një familje e tërë është helmuar nga monoksidi i karbonit në një apartament në Santa Giustina, në Via Emilia.

Incidenti ndodhi rreth orës 11 të ditës së djeshme, kur stufa e druve sipas mediave italiane, ka filluar të keq funksionojë.

Një familje shqiptare e përbërë nga gjashtë anëtarë, përkatësisht bashkëshorti 44 vjeçar, bashkëshortja 38 vjeçare dhe katër fëmijët e tyre nga 5 deri në 17 vjeç, kanë përfunduar në spital.

Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke ventiluar dhomat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat