"Zoti na dha, Zoti na e mori", tragjedia e çiftit shqiptar në Itali, babai mes lotësh

Diaspora

"Zoti na dha, Zoti na e mori", tragjedia e çiftit shqiptar në Itali, babai mes lotësh

Më: 13 janar 2018 Në ora: 18:25
Çifti shqiptar në Itali

“Zoti na e dha, Zoti na e mori. Duhet të jemi të fortë!"

Këto janë disa nga fjalët e një çifti shqiptar në Itali, i cili është përballur me një humbje të madhe.

Dy të rinjë gjenden mes lotësh, pas vdekjes së vajzës së tyre Aria, e lindur në 5 Dhjetor 2017.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në 10 Janar në shtëpinë e çiftit shqiptar, në Venecia, raportojnë mediat italiane.

Sipas mjekëve, vajza “ka vdekur në djep” dhe u transportua e pajetë në spital.

Ndërkohë Fisniku shprehet mes lotësh se:

Duan ta varrosim në Shqipëri, në Shkodër, në qytetin tonë. Do të nisemi të hënën”,citohet Fisniku nga mediat lokale.

E kaluam mbrëmjen me prindërit tanë që jetojnë këtu në Favaro”.

Në 22:30 vajza ishte mirë, ishte vetëm e ftohur, shton e ëma, Arlinda, dhe të hënën e çuam në pediatri për të marrë aerosol.

Për herë të fundit e ushqeva rreth orës 1 dhe pastaj e zuri gjumi."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat