Shqiptari hidhet nga kati i 5-të, përfundon në spital

Diaspora

Shqiptari hidhet nga kati i 5-të, përfundon në spital

Më: 21 janar 2018 Në ora: 09:58
Mediat italiane raportuan se policia sekuestroi në shtëpinë e dajës së tyre një shumë parash, celularë, ora Rolex, që arrinin vlerën e 40 mijë eurove.

Një 24-vjeçar shqiptar i akuzuar për vjedhje ka rrezikuar jetën e tij për t’i shpëtuar autoriteteve italiane. Eduart Nezha, për të mos rënë në prangat e policisë fqinje, ka guxuar të dalë nga dritarja e katit të pestë.

Kjo pikërisht pasi policia e Parmës ushtroi kontroll në shtëpinë e dajës së tij me inicialet T. D., shkruan “ParmaPress24”.

24-vjeçari duke u kacavjerrë tek ulluqet e shiut u përpoq t’i shmangej karabinierëve, por plani i tij nuk shkoi si duhej. Pasi ra nga ulluku, u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet në masë arresti.

Sipas mjekëve Nezha pësoi plagë e thyerje në disa pjesë të trupit. Megjithatë vëllai i tij 22-vjeçar arriti t’ia mbathë.

Mediat italiane raportuan se policia sekuestroi në shtëpinë e dajës së tyre një shumë parash, celularë, ora Rolex, që arrinin vlerën e 40 mijë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat