Sherr mes shqiptarëve dhe grekëve në Selanik, vritet me thikë 22-vjeçari

Diaspora

Sherr mes shqiptarëve dhe grekëve në Selanik, vritet me thikë 22-vjeçari

Më: 29 janar 2018 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Një sherr ka ndodhur dje në mbrëmje mes disa emigrantëve shqiptarë dhe disa banorëve vendas në një fshat të Selanikut.

Mësohet se disa të rinj janë përleshur fizikisht, e për pasojë ka humbur jetën një shtetas grek 22 vjeç, si pasojë e goditjes me thikë.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në qendër të Kalohorit. Ende nuk dihen motivet e përplasjes, ndërkohë që nuk janë dhënë as detaje të tjera.

 

Mediat greke bëjnë me dije se policia ka arrestuar 9 persona si të dyshuar për përfshirje në ngjarje. Autoritetet helene po përpiqen të vënë situatën nën kontroll pasi i druhen tensioneve të reja mes vendasve dhe emigrantëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat